Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dokumenti/ SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dokumenti/ SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së marrëveshjes paqësore në mes të dyja vendeve.

Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, njofton Klan Kosova.

Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

“Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë”.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokument.

Jacobsson i cili njeh zhvillimet në Ballkan, vlerëson se në procesin drejtë paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po luan rol të rëndësishëm.

Kjo është përmbajtja e plotë e dokumentit:

“Nominim për Çmimin Nobel për Paqe

Në fund të viteve 1990, Evropa ishte goditur nga një luftë e përgjakshme në të cilën pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë po luftonin me njëra-tjetrën në baza etnike dhe fetare. Pasi përfundoi lufta, ka qenë e vështirë që të gjendet një mënyrë që do të çonte në pajtim, gjë e cila vërehet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Padrejtësitë historike dhe hidhërimi i thellë i individëve e kanë bërë të vështirë kalimin nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë me njohje të plotë dhe marrëdhënie që funksionojnë.

Në vitet e fundit, ka pasur situata ku ne të cilët i përcjellim zhvillimet në Ballkan jemi brengosur se mund të ketë konflikte të reja. Prandaj është shumë me rendësi të shohësh se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, kanë avancuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike”.

“Tregtia dhe komunikimi janë disa prej shtyllave më të rëndësishme për të kaluar nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë”.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit. /Klan Kosova

 

Tags: kosoveserbiSHBA

TË LIDHURA

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën
Kosovo

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë
Rajoni

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë
Rajoni

TOKA HELENE NUK GJEN QETËSI/ Tërmeti i fortë godet Greqinë

09:28 | 05/06/2025
Next Post
Pandemia/ Mjeku: Nuk ka mbërritur vala e dytë, jemi vijim i së parës

Kosovë/ Bien ndjeshëm rastet e reja me koronavirus

“Të mori në qafë emri im dhe të përjashtuan nga PD”, Rama batuta me biznesmenin

“Të mori në qafë emri im dhe të përjashtuan nga PD”, Rama batuta me biznesmenin

Liga Unike e basketbollit Shqipëri-Kosovë, Cakaj: Bashkëpunim i thelluar mes dy vendeve

Liga Unike e basketbollit Shqipëri-Kosovë, Cakaj: Bashkëpunim i thelluar mes dy vendeve

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga
Aktualitet

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

by mirseda
12:16 | 07/06/2025
0

Policia në Mallakastër ka gjetur dhe asgjësuar një me 1881 fidanë narkotikë kanabis sativa në fshatin Çërrilë....

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025
Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

12:04 | 07/06/2025
Sherr për parkimin në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk

Sherr për parkimin në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk

11:35 | 07/06/2025
Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

11:26 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com