Zbardhet urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me masat e marra në vendet e përcaktuara si “zona të gjelbërta”.
Brenda hartës së zonës së gjelbërt janë caktuar:
- Qarku Dibër
- Qarku Gjirokastër
- Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq
- Përrenjas
- Pogradec
- Librazhd
- Bashkia Divjakë
Në lidhje me këto zona, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhrin për lëvizjen e qytetarëve, se në cilat orare duhen bërë këta lëvizje.
Në vendim thuhet se pensionistët do të lejohen të lëvizin lirisht nga ora 06:00 deri në 08:30, ndërsa gjatë kësaj kohe s’do lejohet të lëvizë asnjeri tjetër, përveç atyre që kanë leje për punë.
Ndërkohë pjesa tjetër e këmbësorëve dhe atyre që kanë makina private do të lejohen të qarkullojnë gjatë orarit 09:30 me 17:30.