Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e 9-të kombëtare në vend nga opozita e bashkuar, një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes vargjeve të Migjenit ka thumbuar në mënyrë të drejtpërdrejtë protestën duke shkruar se “në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja”.
Ndërsa në vijim Rama ka shkruar se pasi të vijë heshtja, do të fillojë puna.