Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ishin maskuar si policë, zbulohet rrjeti që do trafikonte lëndë narkotike

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Në sajë të operacionit të koduar “Kurila”, policia ka bërë të mundur goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike. Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë sekuestruar 37.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete.

Personat e arrestuar dhe ata që janë në kërkim, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”. Kjo për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Njoftimi i policisë

Devoll

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kurila”.

Goditet një rast i tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Sekuestrohen 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, kanë goditur një rast të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurila”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.
  • A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.
  • K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.
  • B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.
  • D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

  • R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
  • M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.

Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Tags: arrestuarpoliciatrafikim

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
OSBE ul sërish në një tryezë PD dhe PS  

OSBE ul sërish në një tryezë PD dhe PS  

Takoi ambasadorin amerikan, Meta paralajmëron konferencën e papritur

Takoi ambasadorin amerikan, Meta paralajmëron konferencën e papritur

“Situata e koklavitur”, Xhafaj i jep “shuplakën” e fortë Metës

"Situata e koklavitur", Xhafaj i jep "shuplakën" e fortë Metës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com