E martë, 27 Tetor, 2020
15 C
Tirana

“Do të përfitojnë 1000 familje”/ Veliaj: Ja kur nis aplikimi për kreditë e buta

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Bashkia e Tiranës do të hapë sërish thirrjen e tretë për të aplikuar për kredi të zbutura për shtëpi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bën me dije se nga kjo nismë do të përfitojanë 1000 familje të reja. Ai tha se vendimi i bashkisë do të zbardhet në datën 15, datë kur edhe do fillojnë të pranohen aplikimet për kreditë e buta.

Veliaj theksoi se këstet e kredisë do të jenë fikse, ndërsa bashkia dhe qeveria do të paguajnë dhe do të amortizojnë normat e interesit.

“Projekti më i rëndësishëm besoj për sot ka të bëjë me hapjen e aplikimeve për sa i përket kredive të buta. Jemi Bashkia lider, jo në Shqipëri, në Rajon në fuqizimin e familjeve të reja teksa marrin shtëpinë e tyre të parë. I kemi rënë lapsit dhe është më mirë që atë qira ta paguash si këst dhe çdo muaj të blesh nga një metër katror të shtëpisë tënde, se sa ta marrësh me qira.

Kështu që do të vazhdojmë edhe këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Entin e Banesave, që ne të hapim aplikimet. Sot është data 5, duhen 10 ditë që të zbardhet vendimi, kështu që në datën 15 ne zyrtarisht do të fillojmë të marrim aplikimet për 1000 familje të reja në Tiranë.

Qeveria e Shqipërisë dhe ministria ka përcaktuar 3 banka: Raiffeisen, BKT dhe Intesa Sanpaolo. Si tre bankat që mund të procesojnë apelimet, pra qytetarët do të mund të zgjedhin secilën pej bankave. Siç e dini, këstet janë fikse, ndërkohë që Bashkia dhe qeveria do të paguajnë dhe do të amortizojnë normat e interesit, duke i dhënë garanci çifteve të reja sidomos.

Të rinj deri në 35 vjeç. Pra ku shuma e të dy anëtarëve të familjes nuk e kalon moshën ose nuk e kalon shumën 70-vjeç. Individë familjeje të minoritetit rom dhe egjiptian, që duam t’i fuqizojmë ose gra që janë kryefamiljare apo gra që janë dhunuar dhe kanë një urdhër mbrojtjeje dhe qoftë edhe për këtë situatë sociale, kërkojnë të kenë një shtëpi më vete, sigurisht që marrin pikë më të avantazhuara dhe besoj që të gjitha detajet i eni në relacion.

Besoj që do jetë një vit i mbarë, jo vetëm për të kujtuar 100-vjetorin e Tiranës, por edhe për të futur 1000 familje të reja në shtëpi të reja në Tiranë”, tha Veliaj.

Si mund të aplikohet për të përfituar kredi të butë

Aplikimi për të përfituar nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit do të bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program.

-Faza e parë e aplikimit:

Të drejtën për aplikim për përfitimin nga programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet.

Individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë, kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në ligj.

  1. Përveç shtimit të numrit të bankave që do të ofrojnë këtë shërbim , Bashkia e Tiranës ka lehtësuar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Adminsitrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.
Lexo edhe :   Veliaj: Basha dhe Kryemadhi nuk ndërtuan një shkollë në mandatin e tyre
Lexo edhe :   Veliaj: Basha dhe Kryemadhi nuk ndërtuan një shkollë në mandatin e tyre

Që me zgjedhjen e Veliajt pesë vite më parë, Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për subvencionimin e interesave të kredisë për blerjen e apartamenteve të banimit, hartoi një program specifik, tërësisht i buxhetuar prej saj, për këtë qëllim. Gjatë viteve 2017-2018 janë shpallur fitues 2103 familje.

Të ardhurat maksimale dhe minimale të familjeve

Niveli maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë, jepen në tabelat bashkëlidhur për çdo bashki. Mos plotësimi i kushteve të mësipërme përbën kriter s’kualifikues.

Kohëzgjatja maksimale e kredisë është në vartësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka që do të përzgjedhë subjekti. Numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht nuk do të tejkalojë 1000 (një) mijë familje, kjo bazuar në shkresën me nr. Prot. 18627, datë 17.10.2019, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 

KRITERET E PIKËZIMIT Pikët
1.1 KUSHTET E STREHIMIT 18
A Nuk disponon apartament në pronësi 4
B Banojnë në banesa në rrezik shembjeje, kanë mbelur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore 2
C Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave ne fuqi. 2
Ç Familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor 4
D Banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike. 6
1.2 KUSHTET FAMILJARE 30
A Familje një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë ku perfshihen dhe vajzat nëna 6
B Përbëhen nga familje që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension . 5
C Familjet me më shumë se katër fëmijë 4
Ç Cifte të reja/të rinj me moshë jo më të madhe se 35 vjeç

Familje te reja ku çifti bashkëshortëve ka moshë të përbashkët totale deri 70 vjeç.

15
1.3 KUSHTET SOCIALE 40
A Ka statusin e jetimit dhe moshë deri në 30 vjeç 6
B Ka mbetur i pastrehë për shkak të lirimit të banesës ish-pronarëve 5
C Emigrant i rikthyer / punëtor emigrant /Azilkerkues 1
Ç Familje e punonjësit të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë 4
D Punonjës i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH)/Punonjës i RENEA-s /Punonjës i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi… 2
DH Viktimë e dhunës në familje/Viktimë e trafikimit/viktimat e mundshme te trafikimit 8
E Anëtar i minoritetit rom /egjiptian 8
F I mitur në konflikt me ligjin 1
G Komuniteti LGBTI 3
GJ Anëtar i familjes që trajtohet me ndihmë ekonomike 2
1.4 KUSHTET EKONOMIKE 12
A Të ardhura nën 70% të të ardhurave mesatare 5
B Të ardhura deri 70% – 100% të të ardhurave mesatare 4
C Të ardhura 100%- 120% të të ardhurave mesatare 3

 

Të ardhurat e familjeve

Struktura familjare Struktura apartamentit Kufiri maximal i kredisë/familje Shpenzimet INSTAT 2017 referuar shkresës së MF Niveli Maximal i të ardhurave  sipas shkronjës a të pikë 45 neni 2 ligji 22/2018 Niveli minimal i të ardhurave
1- 2 Garsoniere 4,456,850 76.898 92.277 31,317
3 1+1 5,348,220 92.130 110.556 37,581
4 2+1 6,239,590 95.295 114.354 43,844
5 – 6 3+1 7,576,645 94.918 113.901 53,239

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Isha gati duke ndërruar jetë’, deputeti: Ja pasojat që më ka lënë Covid-19

Adriatik Alimadhi, është ndër deputetët e parë që është infektuar nga Covid-19 në Kuvendin shqiptar dhe që e ka fituar këtë betejë. Por, ndonëse ia...

Krijimi i partisë së re, Patozi i kthehet analistit: Të paktën nuk është bandë

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Fatos Lubonja, i cili tha se kush krijon parti të re...

7 mësues me Covid, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Korçë

7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra”, në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se shkolla është mbyllur deri në një vendim...

Koronavirusi i merr jetën mjekut 64-vjeçar nga Lushnja

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme se 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Mes qytetarëve që kanë ndërruar...

I shtoi 20 vota PDIU-së, dënohet pas 3 vitesh numëruesja e votave në Kavajë

Tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve Gjykata e Kavajës ka përfunduar në qershor pa shumë zhurmë një prej çështjeve të ngritura pas denoncimit të...