Do jepte dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, nëse do humbiste zgjedhjet e 25 prillit.

Basha nuk dha një përgjigje, duke thënë se nuk ka shanse që PD të mos triumfojë në zgjedhjet parlamentare.

Madje, ai akuzoi qeverinë socialiste se në 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Vetëm Fatos Nano i ka dhënë përgjigje pyetjes. Cfarë do bëni nese nuk fitoni? Do jepni dorëheqjen?

Basha: Objektivi i 25 prillit është përcaktuar nga shqiptarët. Nuk ka nëse, që Shqiperia ka nevojë për ndryshim e dinë të gjithe. Ai kishte 8 vite provë. Ndryshimin do ta sjellë PD dhe unë.

Fevziu: Po nëse?

Basha: Nuk ka shanse të ndodhë. Shqiptarët kanë nevoje të ndryshojë qeveria, mezi presin. Ka një vullkan të nëndheshëm.

Fevziu: Po nese? Nëse ndodh?

Basha: Shqipëria do ndryshimin.