Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Do 100 mijë lekë, më thanë. Po çfarë do marr unë, biskota…?” (video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Do 100 mijë lekë, më thanë. Po çfarë do marr unë, biskota…?” (video)

“Stop” ka udhëtuar drejt Selenicës në zonën “Lagjia e Re”, por me banesa të vjetra, si pasojë e amortizimit dhe fatkeqësive natyrore siç janë tërmetet. Tërmeti i 4 Qershorit dhe 21 Shtatorit të 2019-s hodhi në tokë banesat e 3 familjeve: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi.

Zgjidhja e vetme që u është ofruar janë disa çadra, që gjithë shiun dhe erën e fusin brenda. Mes banorëve që duhet të shtyjnë ditët në çadër është edhe 85-vjeçarja Mbete Dedaj, e cila thotë se e ka të pamundur jetesën në këto kushte.

Mbete Dedaj: Çfarë do bëj unë? Ku do vete tani? Ra tërmeti, ne u trembëm shumë, dolëm përjashta.

Gazetarja: Sa vite kanë këto banesa?

Mbete Dedaj: Kanë vite shumë. Tërmeti i shkretoi, i fundosi plot. Vajtëm në Bashki, do 100 mijë lekë më thanë. Po çfarë do marr unë biskota, unë dua strehim. S’kemi fond tha. Na sollën çadra. Po jetoj unë dot në çadër, unë jam për në varr.

Banorët e prekur nga tërmeti, takojnë kreun e Emergjencave Civile, Albert Rexhepi, i cili si zgjidhje sheh vetëm zëvendësimin e çadrave.

Qytetari: Çfarë do bëhet me ne, për ato çadrat?

Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Po ne ju pajisëm me çadra.

Qytetari: Po, ngaqë fusin ujë. Hajde shikoje vetë! Unë thashë, shiu i parë, nuk mban fare!

Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Këto janë çadrat! Do bëjmë kërkesë për t’ju ndryshuar çadrën. Këto ishin mundësitë tona! Ne s’kemi mundësi tjetër financiare!

Njëkohësisht ata takohen edhe me Nënkryetaren e Bashkisë, e cila e adreson tek Kryetari i Bashkisë, duke u shprehur se është një kompetencë e tij.

Qytetari: Si jeni? Përshëndetje!

Nënkryetarja: Mirë!

Qytetari: Ne jemi 3 familje këtu, që na ka rënë shtëpia nga tërmeti. Vajtëm tek “Emergjencat Civile”, bëni kërkesë thotë ai, t’ju ndërrojmë çadrat. Bashkia nuk ka ndonjë mundësi zgjidhjeje? Ndonjë bonus, a ndonjë shpërngulje, a ndonjë shtëpi me qira? Po jemi në rrugë…

Nënkryetarja: Epo, duhet të flasësh me Kryetarin, se është kompetencë e Kryetarit. Ditën e takimit e ka të enjten, zakonisht!

Gazetarja e “Stop” takohet me përgjegjësin e Emergjencave Civile dhe me kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, i cili pranon të paguajë një bonus qiraje për këta banorë, e t’u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në Janar të vitit 2020./tvklan.al

 

Tags: mbete dedajPërgjegjësi i Emergjencave Civileshtëpitë

TË LIDHURA

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!
Politikë

Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

20:28 | 28/03/2026
Reforma Territoriale/ Mazniku prezanton 4 skenarët e PS
Kryesore

Reforma Territoriale/ Mazniku prezanton 4 skenarët e PS

20:22 | 28/03/2026
Next Post
Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Stabiliteti i marrëdhënieve në Ballkan varet nga…

Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Stabiliteti i marrëdhënieve në Ballkan varet nga...

“Do digjej Kuvendi”/ Ish-kreu i SHISH ngre dyshimet e para: Kush tjetër e di këtë informacion?

Meta nxjerr prapaskenat, i hap "luftë" Venecias: Mos fut hundët në lojërat politike të Shqipërisë

Mali i Zi proteston kundër Shqipërisë për lumin Buna

Mali i Zi proteston kundër Shqipërisë për lumin Buna







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Bota

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

by mirseda
20:40 | 28/03/2026
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme...

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

20:38 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

20:32 | 28/03/2026
Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

20:28 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com