Rajoni

Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Stabiliteti i marrëdhënieve në Ballkan varet nga…


               Publikuar në : 21:44 - 10/10/19 Enno

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për krijimin e zonës së mini-shengenit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ukshini theksoi se stabiliteti i marrëdhënieve në Ballkan varet nga normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë kam biseduar me zyrën e kryeministrit të Kosovës. Kosova nuk ka pasur një ftesë për shengenin. Ky proces nuk mund të bëhet në mënyrë parciale, por ky proces bëhet paralelisht. Stabiliteti i marrëdhënieve në Ballkan varet nga normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kush fiton nga minishengeni? Fitojnë shqiptarët. Nuk është koha e Krimesë, as nuk është ndarje mes lindjes dhe perëndimit, është një kontekst ndërkombëtar”, tha ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT