Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Djegia e mandateve, Nishani: Si e ndihmuan ndërkombëtarët opozitën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nishani i shkon në zyrë Bashës për djegien e mandateve

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, kreu i këshillit kombëtar në PD, Bujar Nishani komentoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve, për të cilin tha se erdhi si rrjedhojë e një rrugëtimi ku jo vetëm opozita, por në tërësi shoqëria ka hyrë në një ngecje totale.

“Kemi një krizë shumëdimensionale. Kemi një krizë politike, një krizë institucionale, kushtetuese dhe jo vetëm pse mungon gjykata kushtetuese, kemi një krizë të thellë ekonomike, por mbi të gjitha është një krizë sociale dhe shoqërore, që shprehet te mungesa e besimit e shoqërisë sonë. Rrezikon atë që nuk është parashikuar të ndodhte kurrë, zhbërja e një shoqërie e një shteti në një perspektivë afat mesme,” theksoi Nishani.

Për të arritur në një vendim të tillë, Nishani tha se ka pasur diskutime të shumta mes politikes, por edhe me qytetarët. Lidhur me deklaratat e ndërkombëtarëve të cilët janë shprehur kundër vendimit ekstrem politik të opozitës, Nishani ndaj një tjetër këndvështrim:

“Unë mendoj që faktori ndërkombëtar ka ndikuar pozitivisht, në marrjen e këtij vendimi. Duhet të kemi parasysh faktori ndërkombëtar paraqitet në anën formale dhe jo formale të tij, pra ka kode të shkruara dhe të pashkruara. Që do të thotë një qëndrim dhe një deklaratë diplomatike është më se i kuptueshëm. Janë disa kode që duhet t’i respektojmë por ka edhe disa qasje, që komunikojnë drejtpërsëdrejti me opinion publik, jo vetëm me institucionet. Do të nënvizoj vetëm dy faktorë të rëndësishëm, së pari Parlamenti Europian ngarkoi një mekanizëm pas zgjedhjeve në Shqipëri, dhe ky mekanizëm ofroi një investigim të thelluar me konkluzionin që në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë blerë zgjedhjet, po nëse në disa vende të tjera ky manipulim varionte nga 3 deri 5 %, në Shqipëri gjetja e tyre ishte 20% e votave janë blerë.

Pra, ky ishte një proces i identifikuar nga një investigim i Bashkimit Europian. Pas një periudhe kohe të caktuar kishin një aktor tjetër shumë të rëndësishëm që ishte Zëri i Amerikës. Ata që nuk e dinë duhet ta mësojnë që Zëri i Amerikës nuk është një radio apo një televizion privat. Zëri Amerikës është Kongresi Amerikan, financohet nga Kongresi Amerikan, përçon mendimin frymën dhe qëndrimin e Kongresit. Zëri Amerikës bëri me dije që këtë 20% të votave e kanë blerë grupet kriminale të cilët janë financuar me para kesh, apo licencë trafiku droge nga qeveria në bashkëpunim më aktorë të rëndësishëm të qeverisë për të marrë pushtetin.

Pra, faktori ndërkombëtar e ka ndihmuar pozitivisht opozitën për t’u qartësuar nga njëra anë dhe për të bindur opinionin publik në drejtësinë e qëndrimit politik të opozitës për të ardhur në këtë moment. Tashmë është momenti që opozita ta jetësojë në aktivitet politik këtë ndihmë që i dha faktori ndërkombëtar”, tha Nishani.

(BalkanWeb)

Tags: DjegiamandatevenderkombetaretndihmuanNishaniopozitën

TË LIDHURA

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ!
Politikë

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ!

14:54 | 20/10/2025
E rëndë në Pogradec, shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari

14:53 | 20/10/2025
“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar
Politikë

“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar

14:38 | 20/10/2025
Next Post
“Nuk mund ta kafshosh një dorë që të ndihmon”, Durmishaj flet si grek

“Nuk mund ta kafshosh një dorë që të ndihmon”, Durmishaj flet si grek

“Kishim frikë të shkonim në parlament”, Spiropali flet për videon e Ramës me gratë

“Kishim frikë të shkonim në parlament”, Spiropali flet për videon e Ramës me gratë

Protesta e 5 marsit/Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 8 të arrestuarit, Gjykata i liron

“Individë u maskuan si policë dhe donin të tensiononin protestën”







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ!
Politikë

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ!

by mirseda
14:54 | 20/10/2025
0

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes GJK-së dhe...

E rëndë në Pogradec, shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari

E rëndë në Pogradec, shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari

14:53 | 20/10/2025
“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar

“Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti”, Rama: Kontribut i çmuar

14:38 | 20/10/2025
Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

14:07 | 20/10/2025
Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

13:23 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com