E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

“Kishim frikë të shkonim në parlament”, Spiropali flet për videon e Ramës me gratë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën komentoi vështirësitë e të qenit grua e suksesshme në politikë.

“Është e vështirë të jesh në politikë. Është ndër profesionet më luftarake, të jesh grua është edhe më e vështirë, sidomos në një shoqëri që ka ende tipare patriarkale. Një grua është lehtësisht më e sulmueshme, kryesisht nga ‘burrecët’, sepse burrat e vërtetë nuk sulmojnë gratë.” –u shpreh Spiropali ndërsa theksoi se gjithësisë është bërë një përparim i konsiderueshëm në luftën kundër patriarkalizmit. Si shembull Spiropali solli në vëmendje përfaqësimin politik të gruas në qeverinë ku bën pjesë por edhe në parlament.

Ndër të tjera Spiropali komentoi edhe videon e kryeministrit Rama me gratë në Fier, ku i ftoi të gjitha në vallëzim.

“Ishte një festë e parashikuar në Fier. Besoj ishte një organizim i Bashkisë dhe i PS, dhe kryeministri u gjend aty dhe si gjithmonë i dha një dozë hilariteti dhe festiviteti gjendjes.”- tha Spiropali.

Për ministren Spiropali të ashtuquajturat meme në rrjetet sociale, janë pjesë e lojës.

“Kur i merr përsipër je një person që flet e mban qëndrime, patjetër do kesh edhe sulme, do kesh edhe kundërshti. Ajo që është e papranueshme për të gjithë, janë përpjekjet për të fyer apo denigruar. Që në fakt janë shenjë dobësie. Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës.

Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës. Në vitet e fundit, përbaltjet fyerje, gjuha politike është rënduar tmerrësisht. Shkonim në parlament dhe kishim frikë se duhet të përlesheshim trup më trup. Në atë Kuvend janë hedhur, vezë, miell, bojë e çizme, ishte një situatë e papranueshme.” u shpreh Spiropali.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...