Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Djali i Sokol Olldashit për shpenzimet e kushtueshme të ministres: Kjo është e vërteta e hidhur

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më quani tradhtar, nuk mërzitem”/ Djali i Olldashit ‘lë në baltë’ demokratët, ja çfarë propozon

Djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media, se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shpenzuar 700 euro për një dhomë hoteli, gjatë një udhëtimi jashtë shtetit.

Lidhur me këto akuza, Glauk Olldashi thekson se nuk duhet ta vëmë theksin tek shifra e shpenzuar, por në fenomenin e mosmbajtjes së përgjegjësisë nga zyrtarët në Shqipëri.

Sipas tij, ky fenomen nuk e ka zanafillën tek ministrja në fjalë. Ndërkohë, Glauk e çon analizën përtej rastit konkret, teksa shënjestron politikanët e rinj, për të cilët shprehet se pikërisht nga këta vjen dhe zhgënjimi më i madh. Pasi, këta të rinj që supozohet të jenë “ shpresa” e shqiptarëve, sipas tij, janë të stërvitur me hajdutëri që të vegjël.

“Ndërsa e vërteta e hidhur është se shoqëria Shqiptare është e korruptuar deri në palcë, sepse të rinjtë dhe të rejat shqiptare janë të stërvitur me hajdutëri dhe pabesi që në vegjëli, dhe kur iu vjen dita për të qeverisur janë gati për të vjedhur. Pra, në qoftë se këta politikanët e vjetër nuk e kanë ditur që në rininë e tyre se do vidhnin djersen e shqiptarëve, sepse kishin disa ideale dhe ide të mira apo të ndershme, nuk ndodh kështu me këta të rinjtë e sotëm, që janë të “përgatitur”, të brumosur keq që në fillim”, shkruan mes të tjerash Olldashi.

Reagimi i Glauk Olldashit:

Po debatohet lart e poshtë për abuzimet e bëra nga ministrja e drejtësisië. Pyetja që lind është nëse këto akuza janë me bazë ose jo, dhe nëse ministrja është vërtetë fajtore? Sidoqoftë, duke e ditur që neve nuk na bëjnë më përshtypje aferat korruptive, aq më tepër këto me “pak lek”, të cilat i marrim me të qeshur, nuk besoj se do ndodhë ndonjë gje, fundja ne s’jemi çuar për shuma më të mëdha.

Madje kjo 700’shja shumë bujë po bën, ndoshta nga që jemi në gusht dhe s’kanë me çfarë të merren mediat.

Nuk duhet të merremi me banalitetin e gjësë, por me fenomenin e mosmbajtjes së përgjegjësisë nga zyrtarët në Shqipëri. Ky fenomen nuk fillon te ministrja në fjalë, por kur pritet që politikanë të rinj si ministrja, apo shumë e shumë të tjerë që duhet të jenë “shpresa” e Shqiptarëve për një të ardhme më të mirë, vjen edhe zhgënjimi pasi mendojmë se këta të “rinjtë” do të jenë më të ndershëm.

Ndërsa e vërteta e hidhur është se shoqëria Shqiptare është e korruptuar deri në palcë, sepse të rinjtë dhe të rejat shqiptare janë të stërvitur me hajdutëri dhe pabesi që në vegjëli, dhe kur iu vjen dita për të qeverisur janë gati për të vjedhur.

Kjo ndodh sepse shoqëria shqiptare po humb idealizmin dhe patriotizmin, pasi, që të vegjel fëmijët mësojnë të kenë frikë, të respektojnë, dhe të idolizojnë kriminelin, hajdutin, mashtruesin, etj etj.

Pra, në qoftë se këta politikanët e vjetër nuk e kanë ditur që në rininë e tyre se do vidhnin djersen e shqiptarëve, sepse kishin disa ideale dhe ide të mira apo të ndershme, nuk ndodh kështu me këta të rinjtë e sotëm, që janë të “përgatitur”, të brumosur keq që në fillim.

Sidoqoftë ne nuk duhet të humbim shpresat, pasi vertetë ka djem dhe vajza të ndershëm të cilët e duan vërtetë Shqipërinë. Por në qoftë se “sistemi” vazhdon të funksionojë kështu, dhe këta njësoj do të bëhen.

Cila është zgjidhja?

Mbajtja e përgjegjësisë!

Tags: 700 euroEtilda GjonajGlauk Olldashite rinjte shqiptare

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Stresi i jep fund përfundimisht marrëdhënies me Keisin

Stresi i jep fund përfundimisht marrëdhënies me Keisin

Furgoni përfshihet nga flakët, momenti kur shoferi del nga dritarja i traumatizuar (Video)

Furgoni përfshihet nga flakët, momenti kur shoferi del nga dritarja i traumatizuar (Video)

Video/Rikthehet Flori Mumajesi

Video/Rikthehet Flori Mumajesi

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com