pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobettipobetbetasusdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Roland Qafoku

Ju kishte marrë malli për Ben Blushin? Për ato fjalimet plot elokuencë, plot spec dhe një zë që e bënte me ngjyra jetën e partisë në pushtet? Nëse po, po ju themi se e patë në Parlament në seancën e 30 prillit. Vërtet nuk ishte aq i gjatë, nuk kishte floknajë mbi kokë dhe nuk mbante atë emër. Quhet Ditmir Bushati dhe prej kohësh, në rastin më të mirë është zëri ndryshe dhe në rastin më të keq, është kundërshtar i hapur brenda Partisë Socialiste.

Në 5 minuta e 7 sekonda fjalim ai pothuajse e shkundi mazhorancën më shumë sesa një mijë fjalime të opozitës që i lexojnë si spikera lajmesh nga foltorja e PD-së. E tronditi qeverisjen, duke treguar se më shumë se për opozitën zyrtare, kjo mazhorancë ka nevojë për opozicion brenda vetes. Trazoi ujërat e ndenjura të partisë duke kuptuar sesa i nevojshëm është katarsisi aty ku vetë Rama në letrën e famshme drejtuar ministrave të kabinetit të vet në shtator të vitit 2015 e quante “pushteti po merr trajtën turkoshake.

Vërtetë zgjodhi për të kundërshtuar një kontratë koncesionare që i shtohet Porto Romanos në mënyrë që pronarët e saj të kenë të drejtë që përveç naftës dhe hidrokarbureve të marrin të drejtën e shkarkimit edhe të mineraleve, por nga foltorja e Kuvendit Ditmir Bushati tregoi se sa shumë plagë të mavijosura ka në qeverisje dhe se mes tij dhe mazhorancës ka një krisje të thellë.

Ai hodhi mesazhe për mënyrën se si po funksionon qeverisja e majtë duke bërë jo thjesht shigjetuesin e kamufluar me fjalë të koduara që i kupton vetëm ai servil që ia dërgon, por vendosi thellë në plagë gishtin duke treguar se gjërat janë shumë më të rënda sesa duken.

Fjalët e Bushatit ishin një formë kushtrimi politik teksa tha: “Ne nuk kemi asnjë tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re”. Apo për raportet e kësaj mazhorance me oligarkët kur kujtoi parimin: “Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me oligarkët”. Apo më tej akoma, kur përmbysi atë që po funksionon realisht në qeverisje duke theksuar atë që ndodh simbolikisht: “Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe t’ia japim privatit. Nuk ka pse ARRSH-ja të nxjerrë tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën privatit. Nuk kanë pse të pagujanë taska shqiptarët e zakonshëm të këtij vendi dhe të gjithë ne për të çuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati”. Apo edhe të një thirrjeje të fortë publike për partinë ku ai aderon: “Interesin publik duhet ta mbrojmë ne. Ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve. Jemi partia që kemi ardhur në pushtet më 2013 dhe kemi thënë që do t’i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria e përbashkët”.

Pas këtyre pasazheve që zgjuan edhe gjumashët e PS-së në Parlament por edhe jashtë tij, është normale të pyesësh: Çfarë ka ndodhur me Ditmir Bushatin? Përse ai është kthyer në problematikun e PS? Përse nga mënyra se si flet e kanë bërë atë një Ben Blush të dytë në gjirin e saj? Për lidershipin e partisë në pushtet Bushati meriton të gjitha epitetet negative: plangprishës, mosmirënjohës, vdes për dukje, kërkon të nxjerrë lajm, etj.

Pikërisht me këtë frymë, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla iu kundërpërgjigj menjëherë plot shpoti, duke e krahasuar me një kundërshtare politike si Grida Duma që PS-ja dhe vetë Balla e kanë për zemër ta marrin si referencë talljeje duke përdorur frazën: I shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk i shikoj mirë nga brenda.

Ajo që tha Taulant Balla kundër Ditmir Bushatit tregon se mazhoranca jo thjesht është kundër mënyrës se si Bushati po funksionon, por të lë të kuptosh që edhe fundi i tij politik do jetë pothuajse si i Ben Blushit. A ju kujtohet sa herë që Ben Blushi bënte spektakël me fjalimet e tij në Parlament, apo kur bënte ndonjë deklaratë “rastësore” që për gazetarët dilnin dhjetë lajme njëherësh, dilte kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe i përgjigjej pothuajse me të njëjtat fjalë siç bën tani me Bushatin? Beteja vijoi derisa Blushi u largua nga PS-ja dhe themeloi partinë “Libra” dhe nuk është fare çudi që Ditmir Bushati e mendon edhe këtë variant.

Po si u kthye Ditmir Bushati, një produkt politik ekskluziv i Edi Ramës, në kundërshtarin numër një të tij brenda partisë? Si ka mundësi që Edi Rama të mos menaxhonte atë që vërtetë është politikan me talent dhe vlera, por mundësinë për t’i shpalosur këto vlera ia kishte dhënë ai?

Edi Rama kishte shumë arsye që nuk e menaxhonte dot Ben Blushin, më kryesorja ishte se ai nuk ishte produk politik i vetë Ramës. I futur në PS nga Fatos Nano, Blushit i shkonte statusi i rebelit. Kishte qenë kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” që jo thjesht i bëri opozitë Berishës-president, por bëri epokën e artë të medias idealiste. Pati një karrierë logjike në PS duke nisur nga zëdhënës i kryeministrit, zëvendësmnistër i Jashtëm, prefekt i Korçës, deputet dhe dy herë ministër dhe befas një ditë kur pa që Edi Rama ishte shefi i tij politik iu zgjuan të gjitha instinktet kundërshtuese.

Por Ditmir Bushati u afrua në PS nga vetë Rama. U caktua në listën për deputet nga vetë Rama. U emërua ministër i Jashtëm nga vetë Rama dhe nga opinioni njihej si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës. Atëherë si ka mundësi që pikërisht ky “produkt” u kthye në problematikun numër një të Ramës?

Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Pandeli Majko, po ai tani nuk është më i pari, kur bënte betejë me Fatos Nanon dhe humbiste denjësisht me 34 vota. Mund të ishte zëri ndryshe në PS Bashkim Fino, por ai mendon se e bën shumë mirë këtë duke debatuar në Komisionin Parlamentar me deputetët rishtarë duke u treguar historira me kryeministër veten e vet gjatë vitit 1997. Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Erion Braçe. Në fakt ai e ka bërë, madje shumë mirë, por sigurisht nuk mund ta bëjë tani që është zëvendësi i Ramës. Mund të ishte zëri ndryshe në PS Fatmir Xhafa. E bëri kur ishte ministër i Brendshëm dhe për pasojë i bënë atë që i bënë, duke i futur stërkëmbësha e duke përdorur metoda të kohës së Kadri Hazbiut. Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Musa Ulqini, dhe vërtet do të ngjiste jo pak, sepse ka me vete moralin dhe ndershmërinë, por me modestinë që e karakterizon, ai vijon të kontribuojë në heshtje. Mund të ishte zëri ndryshe në PS, Anastas Angjeli, por ndoshta mendon ç’i duhet t’i hapë vetes telashe. Mund të ishte zëri ndryshe në PS edhe vetë Gramos Ruçi, por po foli ai,  Ramës do t’I duhet të ecë me paterica. Të gjithë këta në fakt nuk e kanë bërë zërin ndryshe dhe habia është se këtë po e bën Ditmir Bushati, pikërisht ai që për Ramën nuk duhet ta bënte kurrë.

E gjithë ajo që po bën në këto kohë Ditmir Bushati duhet parë në dy anë. E para që vërtet Partia Socialiste ka nevojë imediate për një zë ndryshe, sepse po zë ndryshk nga qeverisja e shtatë viteve. Një zë që t’ia shkundë apatinë që ka pushtuar një pjesë të mirë të saj, një zë që t’i shkundë ata që i ka zënë keq pushteti dhe një zë që vërtet të jetë ndihmë për gabimet në qeverisje. Dhe Rama i bëri dy herë nder padashje Bushatit duke e zëvendësuar me “poliedritin” Gent Caka dhe e dyta e bëri zë ndryshe në parti.

Edhe vetë Bushati nuk duhet ta ketë parashikuar që do të arrinte këtë status politik. Por, nga ana tjetër, aksioni i tij ka një pikëpyetje të madhe: A ka Ditmir Bushati moralin për të qenë pikërisht ai zëri ndryshe në PS? Përse Bushati nuk foli kur ishte ministër i Jashtëm? Përse ai ndoqi rregullin e politikanëve të pakënaqur që bëjnë kundërshtarin e partisë dhe flasin vetëm kur largohen nga posti, ndërsa kur janë në detyrë ngjajnë me qengjat e urtë që pinë gjithë fabrikën e qumështit.

Bushati mund ta kundërshtojë këtë me arsyetimin e ka folur në forumet e partisë, por nuk e ka dëgjuar njeri, se ka folur me Ramën kokë më kokë, por nuk ia ka fishkëllyer. Përgjigja ndaj këtij sqarimi është se ai mund të kishte bërë një akt madhor që mund të mbetej në histori. Nëse ai shikonte që qeveria kishte bërë gabime, të jepte dorëheqjen dhe pa dyshim që kuotat e tij morale dhe politike në PS do të ishin vërtet të larta.

Në politikën shqiptare ne e kemi një shembull të tillë si ai i Besnik Mustafajt që për koincidencë edhe ai ishte ministër i Jashtëm. Dha dorëheqjen vërtet duke thënë se “ishte i lodhur”. Por të gjithë e dimë që ai ishte i freskët, por ishte lodhur duke mos qenë dakord me shumë vendime të kryeministrit Berisha. Pas largimit, Mustafaj i rriti kuotat e veta, kishte moralin me vete dhe sot madje respektohet në PD e po aq edhe në PS. Kështu ndoshta duhet të kishte bërë edhe Ditmir Bushati.

E vërteta është se në këtë mënyrë ai thjesht po kopjon Ben Blushin, madje shumë keq. Për mënyrën se si po funksion PS-ja, nuk e shpëton dot as duartrokitja e vetmuar e Ilir Beqjas pas fjalimit. Dhe frika është se edhe fundin mund ta ketë si Ben Blushi. Kjo nuk do t’i vlente as Partisë Socialiste dhe as vetë atij, sepse Blushi fundja e gjeti një zgjidhje të artë dhe u kthye sërish në media ku kishte shkëlqyer, ndërsa Ditmir Bushatit i mbetet të kthehet tek “European Movement Albania”, por, edhe atje vendi është i zënë. /Fjala. al

 

Tags: ben blushiDitmir BushatiPSroland qafoku

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

26-vjeçari i dha fund jetës, ministri në Kosovë mendon të japë dorëheqjen

Rihapja e futbollit, FSHF tjetër letër për qeverinë

“Po shkelni Kushtetutën”, Haradinaj akuza qeverisë së Kurtit







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com