Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i dërgon një mesazh të fortë BE-së, në prag të përgjigjes për nisjen ose jo të procedurave për integrimin e Shqipërisë, përgjigje që pritet të jepet në mes të muajit tetor.
Në një postim në Twitter, Bushati thotë se BE duhet të tregojë guxim dhe këmbëngulje në Ballkan, në mënyrë që të përfundojë bashkimin e kontinentit.
“Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë”, shkruan Bushati.
In the #Balkans, #EU needs to show courage, leadership & perseverance to complete the unification of the continent. In the #Balkans enlargement goes back to the original value of the #EU build-up, which is making peace where there was war. @FedericaMog https://t.co/19pWvYPzLZ
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) September 2, 2019