Spanja shënon sot ditën e saj më të zezë që nga shpërthimi i koronavirusit.
Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 950 persona. Në krahasim nga dita më parë, ku regjistroi 864 kjo është një rritje mjaft e lartë.
Më shumë se 10 mijë viktima shënohen në Spanjë, teksa numri total i të infektuarve ka shkuar në 110,238.
Vetëm në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar më shumë se 8 mijë raste të reja infektimi. Ndërkohë 26,743 persona kanë arritur ta mposhtin virusin dhe të dalin nga spitalet.
Spanja kështu i është afruar mjaft Italisë, e cila regjistron 110,574 raste, por kjo e fundit nuk e ka përditësuar akoma bilancin për ditën e sotme.
Italia mban vendin e parë për numrin më të madh të viktimave, me 13,155 vdekje.