Në Filipine, presidenti ka urdhëruar që të qëllohen me armë të gjithë ata shtetas që shkelin karantinën. Në Indi autoritetet të dhunojnë me shkop gome nëse shkel izolimin. E ndërsa në Panama, autoritetet kanë ‘ndarë’ burrat nga gratë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Femrat mund të dalin nga shtëpia vetëm të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa meshkujt do lejohet të dalin për të blerë vetëm të martën, të enjten dhe të shtunën. Të dielën të gjithë të qëndrojnë në shtëpi. Kufizimet do të zgjasin për të paktën 15 ditë.
Duke iu referuar CNN, kjo masë kufizuese, e bën më të lehtë karantinën kombëtare për policinë, pasi limitohet numri i njerëzve që dalin në publik.
“Qarkullimi i madh i njerëzve jashtë shtëpive, pavarësisht nga karantina e detyrueshme, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, tha një deklaratë presidenti panamez.
Në rang global, mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936.204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca.