gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dita e fundit e pyetjeve në gjyqin për shkarkimin e Presidentit Trump

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dita e fundit e pyetjeve në gjyqin për shkarkimin e Presidentit Trump

E enjtja është dita e fundit kur senatorët amerikanë do t’u bëjnë pyetje ekipit të avokatëve mbrojtës të Presidentit dhe ligjvënësve demokratë në rolin e prokurorëve në çështjen për shkarkimin e tij, ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse do të lejohen dëshmitarë.

Se sa shpejt mbyllet procesi do të varet nga fakti nëse shumica republikane do ta miratojë kërkesën e demokratëve për të dëgjuar dëshmitë e zyrtarëve kyçë të administratës.

Kjo çështje mbizotëroi në seancën e parë të pyetjeve të mërkurën, gjatë së cilës senatorët dorëzuan pyetje me shkrim.

Në qendër të vëmendjes ishte John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, që ka shkruar në një libër ende të pabotuar se Trump i tha i kishte thënë se po e bllokonte ndihmën ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën, deri kur Presidenti Volodymyr Zelenskiy të shpallte publikisht një hetim për korrupsion ndaj rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Demokratët këmbëngulin se Bolton dhe të tjerë duhet të thirren si dëshmitarë. Shumë republikanë, që thonë se Trump nuk bëri asgjë të gabuar kur ngriu ndihmën për Ukrainën, nuk duan as thirrjen e zotit Bolton dhe të tjerëve si dëshmitarë, as që të paraqiten prova të tjera.

Por disa republikanë, si senatori Mitt Romney, e mbështesin thirrjen e demokratëve.

“John Bolton për shembull, mund të jetë në gjendje të na thotë me saktësi se kur u mor vendimi për t’i dhënë ndihmë të menjëhershme Ukrainës, dhe cila ishte logjika e presidentit në atë moment. Këto janë pyetje për të cilat deri tani nuk kemi pasur përgjigje dhe unë do të doja t’i dëgjoja këto përgjigje”, tha ai.

Por nuk është e qartë nëse do të ketë mbështetje të mjaftueshme republikane për thirrjen e dëshmitarëve, kur të mbahet votimi i pritshëm të premten.

Demokratët thonë se thirrja ose jo e dëshmitarëve përcakton se sa i paanshëm është gjyqi.

“Para se të votohet nëse ka ose jo fajësi, do të votohet nëse ky është gjyq apo farsë”, tha senatori demokrat Tim Caine.

Faza e pyetjeve në gjyqin për shkarkim u kthye në debat për të lejuar ose jo dëshmitarë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts lexoi pyetjet e senatorëve.

“A është e mundur që Senati të marrë një vendim plotësisht të informuar për këtë çështje, pa dëgjuar dëshmi nga Bolton, Mulvaney dhe dëshmitarë të tjerë kyç ose pa parë prova të rëndësishme në formë dokumentesh?”

“Përgjigjia e shkurtër është ‘jo’, është absolutisht e pamundur të kesh një gjyq të drejtë pa dëshmitarë”, tha ligjënësi demokrat, Adam Schiff.

Por palët patën edhe mundësinë që të argumentojnë kundër shkarkimit…

“Nëse presidenti bën diçka, që ai mendon se do ta ndihmojë të zgjidhet, në interest të publikut, kjo nuk mund të konsiderohet një këmbim që meriton shkarkimin”, tha avokati i Presidentit, Alan Dershowitz.
…dhe pro tij.

“Nëse ndjek prirjen e presidentit në sjellje dhe në komente, do të shohësh një president që e identifikon veten me shtetin”, tha ligjvënësi Schiff, shkruan “Voa”.

Senati do të vendosë nëse do ta shpallë presidentin Trump fajtor dhe nëse do ta shkarkojë, për dy akuza: abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit.

Tags: gjyqpresidentshkarkimTrump

TË LIDHURA

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin
Bota

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Abbas Araghchi: Irani flet me SHBA përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt
Bota

Abbas Araghchi: Irani flet me SHBA përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt

21:46 | 25/03/2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë

21:29 | 25/03/2026
Next Post
Bota në alarm, publikohet fotoja e coronavirusit vdekjeprurës (FOTO-VIDEO)

Bota në alarm, publikohet fotoja e coronavirusit vdekjeprurës (FOTO-VIDEO)

Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë

Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë

“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

Pasojat e tërmetit, PD kallëzon në SPAK zyrtarët e lartë







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin
Bota

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

by mirseda
22:26 | 25/03/2026
0

Rusia u përpoq të shantazhonte Shtetet e Bashkuara duke ofruar të ndalonte ndarjen e inteligjencës ushtarake me...

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Osmani mirëpret vendimin e Kushtetueses: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re

Osmani mirëpret vendimin e Kushtetueses: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re

21:57 | 25/03/2026
Kombëtarja mbyll përgatitjet, gati për play-off-in me Poloninë në Varshavë

Kombëtarja mbyll përgatitjet, gati për play-off-in me Poloninë në Varshavë

21:50 | 25/03/2026
“Mundësia do të garojë me kandidatët e saj”, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë!

“Mundësia do të garojë me kandidatët e saj”, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë!

21:46 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com