Studentët në mbarë vendin iu kthyen dje auditorëve, pas një shkëputje prej gati dy vitesh nga Covid-19. Kusht për mësimin në auditor ishte paraqitja e certifikatës së vaksinimit, testit PCR si dhe vërtetimit nga mjeku në pamundësi për t’u vaksinuar.
Sot është dita e dytë e zhvillimit të mësimit në universitete, ku nuk lejohet futja e studentëve të pa vaksinuar. Situata paraqitet e qetë, por nuk dihet ende nëse do të shoqërohet me incidente njësoj si dje.
Studentët kanë paralajmëruar edhe padi kolektive kundër urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i detyron të vaksinohen. Nëse nuk do të lejohen të futen në mësim, ata kanë paralajmëruar edhe protestë në orën 10:00 në sheshin “Nënë Tereza”.