E mërkurë, 20 Janar, 2021
2 C
Tirana

Dita e 12 e grevës: Shtrohet në spital kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj

Teksa punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë hyrë në ditën e 12-të të grevës së urisë, kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Mësohet se ai ka probleme të rënda shëndetësore, pasi ka patur luhatje të tensionit dhe ka pësuar dy goditje në zemër.

Ndërkohë, edhe 9 grevistë të tjerë, paraqiten në gjendje të vështirë shëndetësore.

Ditën e djeshme, naftëtarët u kyçën brenda ambienteve ku po zhvillojnë grevën e urisë, dhe nuk pranojnë hyrjen e gazetarëve apo mjekëve.

Ata thanë se do të vetëflijohen për hir të fëmijëve, dhe do dalin prej aty vetëm me barela.

Janë rreth 900 naftëtarë të cilët prej dy vitesh kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe kërkojnë rinisjen e punës në uzinë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...