Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Diplomatja gjermane, Helga Schmid pritet të jetë në krye të OSBE-së

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Diplomatja gjermane, Helga Schmid pritet të jetë në krye të OSBE-së

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas falënderoi kryetarin e radhës së OSBE-së, Edi Ramën, për kompromisin e arritur me stafin e ri.

Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme pritet të miratohet edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, iu falënderua personalisht, ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Edi Rama, për kompromisin e arritur me stafin e ri: „Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare. Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë“, tha shefi i diplomacisë gjermane në konferencën virtuale. Maas shprehu keqardhje që nuk ishte vetë në Tiranë për të shijuar „mikpritjen proverbiale“ të shqiptarëve.

OSBE-ja në krizë

Më parë, në fjalën e hapjes, kryetari i radhës së OSBE-së, Edi Rama, kishte vënë në dukje krizën në të cilën gjendet OSBE-ja: „Ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar”, tha Rama dhe shtoi: “Kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së.“

Rama u ankua për frymën e përçarjes që ekzistonte në OSBE, e ngjashme me kohën e Luftës së Ftohte. Në diplomacinë ndërkombëtare, sidoqoftë, OSBE-ja është “ndalesa e fundit, streha e fundit”, tha ai.

Vakuum pushteti

Edhe për postin e sekretarit të përgjithshëm, kishte pasur grindje në OSBE. Në verë sekretari i atëhershëm, zvicerani Thomas Greminger, nuk arriti ta zgjaste mandatin, për shkak të vetos nga ana e Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore. Vijoi një vakuum pushteti prej disa muajsh.

Në krye të stafit të ri të OSBE-së, i cili pritet të miratohet sot, do të jetë diplomatja gjermane, Helga Schmid. Një emër që as në Gjermani nuk e njeh shumëkush, edhe pse 59-vjeçarja që tani ka një pozicion me shumë ndikim, si sekretare e përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të Europës, pra, numri dy i politikës së jashtme të BE-së.

Një diplomate me ndikim

Në diplomaci, mungesa e njohjes nuk është patjetër disavantazh, përkundrazi. Kjo vlen edhe për punën e mëparshme të Helga Schmidit. Për shembull, ajo ka luajtuar një rol kyç në negociatat midis BE-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian, për të cilin i është dashur shumë takt. Edhe në politikat e BE-së ndaj luftës së brendshme në Ukrainë dhe konfliktit me Rusinë në vitin 2013 e 2014 ajo ka pasur një rol të rëndësishëm.

OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, ka dalë nga Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE). Kjo u themelua në vitin 1975 në një Evropë që atëherë ishte ende e ndarë në blloqe. Në rolin e saj të ri, Helga Schmid do të duhet të merret me kriza që i njeh nga puna e saj ndërmjetësuese. As kriza e Ukrainës me Rusinë dhe as mosmarrëveshja mbi armët bërthamore iraniane nuk janë zgjidhur deri më tani. Por ajo do të merret edhe me konsolidimin e brendshëm të OSBE-së dhe rikonfirmimin e qëllimeve të saj si organizatë paqeje dhe sigurie./DW/

Tags: Helga SchmidkryesiOSBE

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Video/ Pengoi nga mbrapa kundështarin, shqiptari ndëshkohet me të kuq

Video/ Pengoi nga mbrapa kundështarin, shqiptari ndëshkohet me të kuq

Dështon takimi i ekspertëve maqedono-bullgar për kontestet mes dy vendeve

Dështon takimi i ekspertëve maqedono-bullgar për kontestet mes dy vendeve

”Shqipëria doli më e fortë”/ Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur

''Shqipëria doli më e fortë''/ Rama: Drejtimi i OSBE-së mision i përmbushur







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com