Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë fotografuar shpesh herë nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe të vëllezërve Veshaj. Viheshe re mjaft qartë se marrëdhëniet e tyre ishin aq të ngushta, sa që shkëmbenin dhe rrobat bashkë.
Por një krisje ka ndodhur mes tyre, pas ndarjes së Jonidës me Romeo Veshajn. E ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, e vendosur midis dy alternativave, se cila është vajza me më shumë stil, këngëtarja nuk ka zgjedhur Bora Zemanin.
“Bora apo Era?! Bora në jetën e përditshme është shumë sport dhe ndryshon shumë nga ajo vajza e ekranit, megjithatë Era”, është shprehur Jonida Maliqi, e vënë përballë dy zgjedhjeve. Në emisionin “Shiko Kush Luan”, Jonida deklaroi publikisht se ajo është beqare.