E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Diktatori tregoi shifrat e tmerrit dhe deklaroi: U qëruan të gjithë, ne ua premë kokën

Nga Kastriot Dervishi/ Më 24-28 qershor 1966, kryeministri i Kinës Çu En Lai zhvilloi vizitën e tretë e të fundit në Shqipëri. Në bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve u prekën shumë çështje. Ndër të tjera u fol për revolucionin proletar kulturor që kish nisur në Kinë e do vijonte në Shqipëri. Në kuptim të kuptimit të luftës së klasave, Enver Hoxha përmendi disa shifra mbi krimet komuniste në Shqipëri aq sa la të habitur edhe vetë Çu En Lain. Hoxha mburrej se i kish “qëruar”, futur në burg ku punonin me detyrim, ose ishin arratisur. Po ashtu ai thoshte se “feudalëve” u preu kokat. Hoxha deklaronte (përmbledhtas) se:

-Ishin shpronësuar nga reforma agrare gati 5 mijë ekonomi kulake.

-Në vitin 1947 kishin mbetur edhe 2 mijë ekonomi kulake, të tatuar në shifrat 50-100% më lart se i zakonshme.

-Në vitet 1950-1951 ishin shpërngulur nga fshati rreth 500 ekonomi kulakë.

-Në vitin 1955 ekonomia kulakë arriti në 1.7% të gjithë sipërfaqes bujqësore, prodhimi i drithit në 2%, qetë e buajt në 2.200 krerë, lopët në 1.900 kokë, të imëtat më 20 mijë.

-Në vitin 1955 nga rreth 2 mijë ekonomi kulakë, më tepër se 560 e tyre nuk kishin asnjë kafshë. Gjysma e numrit të përgjithshëm dispononin 2-3 hektarë dhe më pak se 10 kokë bagëti të imëta.

-Në vitin 1962 ekzistonin 1362 ekonomi kulakë, që posedonin 2.391 hektarë, 1645 kokë të trasha dhe 12.432 kokë të imëta. Zinin 0.7% të ekonomive fshatare.

Hoxha thoshte se si përfundim, “elementi kapitalist nuk përbënte më një klasë themelore”. “Mbeturina të klasave shfrytëzuesve” vlerësoheshin 0.8 kulakë dhe 0.3 spekulantë në qytete.

Një gjenocid i vërtetë mbi shtresën më punëtore që mbante ekonominë e vendit.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: …Në qytete, për të gjithë tregtarët e mëdhenj, pa përjashtim dhe për tregtarët e mesëm, me përjashtim të atyre që kishin ndihmuar konkretisht luftën politikisht dhe materialisht, u vunë tatimet e luftës.

Çu En Lai: D.m.th. të gjithë tregtarëve të mëdhenj jua konfiskuat plotësisht pasurinë? Po mbasi u vutë tatimet e luftës, ua konfiskuat pasurinë? Ekzistuan tregtarët e mëdhenj?

Mehmet Shehu: Si të thuash, tregtarëve të mëdhenj iu vu kryqi, ata që pas kësaj kohe nuk ekzistojnë më?

Çu En Lai: Nuk e kam fjalën vetëm për tregtarët e mëdhenj, por edhe për tregtarët e mesëm?

Enver Hoxha: U qëruan të gjithë, jo vetëm tregtarët e mëdhenj, por edhe të mesmit që nuk kishin kontribuar në luftë.

Mehmet Shehu: Këtu është fjala për vitet 1944-1945, d.m.th menjëherë pas çlirimit dhe jo për vitin 1966. Sot te ne nuk ekzistojnë më tregtarë, as të vegjël.

Çu En Lai: Po tani ka punë të detyrueshme për ata që janë në burg?

Enver Hoxha: Po, për të burgosurit tani ka punë të detyrueshme.

Çu En Lai: Bejlerët dhe çifligarët e fshatit u shpronësuan, megjithatë këta njerëz kanë mbetur fizikisht. Tani, ku ndodhen e ku punojnë këta, në fshatra apo qytete?

Enver Hoxha:…Për sa u përket feudalëve, këtyre ne ua premë kokën, një pjesë e vogël nga ata u arratis, një pjesë punojnë në bonifikime ose janë burgosur.

Çu En Lai: Po pjesëtarët e familjeve të tyre, ku ndodhen?

Enver Hoxha: Pjesëtarët e familjeve të tyre banojnë në fshatra ose në qytete.

Çu En Lai: E kam fjalën për pjesëtarët e familjeve të çifligarëve (bejlerëve dhe agallarëve), ku ndodhen tani ata dhe punojnë apo jo?

Mehmet Shehu: Një pjesë nga tregtarët e mëdhenj, çifligarë dhe agallarë që mundën të arratisen jashtë, morën me vete edhe familjet e tyre, vetëm një pakicë e pjesëtarëve të familjeve të tyre ndodhen në Shqipëri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...