Një automjet tip “Mercedez Benz” i ishtë vënë qëllimisht zjarri ditën e djeshme, ndërsa dëmtime të lehta kanë pësuar edhe dy mjete të tjera që qëndronin të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë.
Ndërkohë, nisur nga provat e gjetura në vendngjarje, Policia e Tiranës bën me dije për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa mësohet se mjeti ishte në pronësi të Gramoz Nazëraj, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës.
Mirpëpo, Nazëraj ka pohuar në Polici se makina e djegur nuk është më i tij, pasi e ka shitur, por nuk e kishte ndërruar ende pronësinë.