Makina e zëvendëskryetarit të Peqinit, Madrid Sula është djegur pjesërisht dy ditë në parë. Mjeti ishte parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së Sulës, në qytetin e Peqinit, në momentin kur është përfshirë nga flakët. Lidhur me këtë rast, policia njofton se makina është djegur si pasojë e një defekti. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit.
“Gjatë natës së datës 30.01.2020, në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë, Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit”, njofton policia.
Madrid Sula është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin.