Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dialogu i pamundur midis Evropës e Rusisë, për sa kohë komandon Vladimir Putin

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dialogu i pamundur midis Evropës e Rusisë, për sa kohë komandon Vladimir Putin

Nga: Luigi Sanlorenzo “Linkiesta”

Dikur ishte nëna e shenjtë Rusia, Rodina, pastaj Bashkimi Sovjetik. Sot është pronë private e Vladimir Putinit dhe oligarkëve të lindur nga shpërbërja e ëndrrës më të marrë të një shoqërie të pamundur.

Disa ditë më parë, Mikhail Gorbachev mbushi 90-vjeç dhe shumë intervista të dhëna treguan një njeri që është ende i aftë të mallëngjehet, si shumë njerëz të moshuar në çdo pjesë të botës. Natyrisht, por me atë diçka më shumë që është tipike e asaj toke, dhe që i ka rezistuar përkundër materializmit faktik dhe dialektik:ndjenja e një shpirti të madh që ka qenë gjithnjë tipike e popullit rus.

Jo një ndjenjë fetare, shekullare apo racionaliste, por më shumë një spiritualitet i fortë dhe i thellë që e ka origjinën e tij nga tiparet gjeografike, historike dhe madje ideologjike të asaj pjese të pamasë të Evropës, që shtrihet në një Azi magjepsëse, shamanike dhe misterioze.

Në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve në simpoziumin ndërkombëtar me temë “Ivanov dhe kultura e kohës së tij”, mbajtur më 28 maj 1983, Gjon Pali II deklaroi:“Ndarja historike e Kishave, është një plagë gjithnjë e hapur”.

Krahasimi midis Perëndimit Katolik dhe Lindjes Ortodokse, dhe dy “mushkërive” të Kishës universale, është tani proverbial. Por pak njerëz e dinë se kush e shpiku dhe e gdhendi atë në kujtesën e brezave. Emri i tij? Vjaçesllav Ivanov, poeti pak i njohur rus i lindur në Moskë

në vitin 1866, i tërhequr nga bota e antikitetit, që udhëtoi shumë dhe studioi gjuhë të lashta, filozofi dhe filologji në Berlin, duke iu përkushtuar më pas thellimit të kultit dionisian dhe origjinës së tragjedisë.

I vendosur në vitin 1905 në Petersburg, ai u bë protagonist i lëvizjes Simboliste Ruse. Duke e pritur pa entuziazëm revolucionin e vitit 1917, ai ishte profesor i filologjisë në Universitetin e Bakusë në vitet 1920-1924, më pas emigroi në Itali ku vdiq në vitin 1949.

Por ne i jemi shumë borxhli letërsisë ruse para, gjatë dhe pas Revolucionit të Tetorit,për shkak të rolit të fuqishëm që luajtën protagonistët e saj kryesorë në ndërtimin e identitetit evropian:Nikollai Gogol, Maksim Gorki, Aleksandër Pushkin, Fjodor Dostojevski, Lev Tolstoi dhe më pas Vladimir Nabokov, Evgenij Jevtushnko, Josif Brodskij, Boris Pasternak, Aleksandr Solzhenicin, Varlam Shalamov.

Çfarë do të ishim sot pa muzikën e Mikhail Glinka dhe vëllezërve Anton  dhe Nikolaj Rubinshtetin, Pjotr Çajkovski, Sergej Rahmaninov, Aleksandr Skrjabin, Igor Stravinski,   Sergej Prokofiev, Dimitri Shostakoviç dhe Alfred Shnitke? Për të mos përmendur kinemanë, pikturën dhe çdo lloj arti tjetër.

Regjisorët e mëdhenj italianë u frymëzuan nga Rusia. Por ku gaboi Evropa në marrëdhëniet e saj me Rusinë? Padyshim jo gjatë Luftës së Ftohtë kur strukturat e vendosura në konferencën e Teheranit të 1 dhjetorit 1943 midis Ruzveltit, Stalinit dhe një Çërçillit plot dyshime,që kishte deklaruar tashmë që në vitin 1939:“Unë nuk dua të rrezikoj të bëj parashikime sesi do të sillet Rusia. Është një mister i mbështjellë me një enigmë, një enigmë absolute”.

Dhe ai nuk gaboi, kur bota e lirë denoncoi shtypjet e revoltave të Budapestit në vitin 1956 dhe Pragës në vitin 1968, dhe as kur u ndërtua Muri i Berlinit në vitin 1961, madje as gjatë Krizës Kubane të Raketave që rrezikoi ta çonte botën në prag të Luftës së Tretë Botërore. Ai nuk gaboi edhe më vonë kur me gjithë intelektualët e disidencës, fuqia sovjetike ishte ende në duart e gerontokratëve që e administronin pushtetin nga maja e mureve të Kremlinit, duke u bazuar tek besnikëria e dy brezave të sovjetikëve të rritur me kultin e Leninit dhe të Stalinit.

Më 25 dhjetor 1991, Gorbaçov, fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1990, tashmë i dobësuar nga grushti i shtetitpo në verën e atij viti, dha dorëheqjen si president i Bashkimit Sovjetik. Në orën 6:35 të pasdites së asaj dite, flamuri sovjetik mbi Kremlin u ul duke u zëvendësuar me trengjyrëshin rus.

Pse Komuniteti Ekonomik Evropian, nuk shfrytëzoi rastin, që t`i ofronte Rusisë perspektivën e një bashkimi krejtësisht tjetër, mbi të cilin do të ndërtonte të ardhmen e saj? Pastaj më vonë dëshmoi në mënyrë pasive kalimin progresiv të ndërmarrjeve publike, aseteve strategjike, bërthamore dhe burimeve të tjera në regjimin e oligarkëve.

Më pas Evropa e nënvlerësoi ngjitjen në pushtet të ish-agjentit të KGB-së Vladimir Putin, një delfin i Juri Andropovit, që u bë një figurë politike e nivelit të lartë, kryeministër i Rusisë i zgjedhur nga Jelcin në vitin 1999 dhe pas sëmundjes së këtij të fundit president i përkohshëm për disa muaj.

Në vitin 2000, kur u zgjodh për herë të parë në postin më të lartë, ai shtiu në dorë pushtetin total, që vazhdon ta ketë ende sot dhe kushedi për sa kohë duke shtypur kundërshtarët e tij,mes të cilëve Aleksei Navalni është eksponenti më i fundit dhe më i rrezikshëm.

Navalni nuk mund të eliminohet për shkak të vëmendjes së madhe me të cilën ndiqet veprimtaria e tij në Perëndim, pas tentativës së dështuar për vrasjen e tij në vitin 2020. A do të jetë në gjendje Mario Dragi gjatë presidencës së G20 që të rikuperojë shanset e humbura nga 2 vende që në çdo rast janë një pjesë e domosdoshme e historisë evropiane?

A do të jetë në gjendje Evropa e post-Merkel të jetë më gjithëpërfshirëse, duke vendosur si kusht respektimin e domosdoshëm të të drejtave të njeriut, shoqërisë,si dhe parimet e demokracisë? Ne nuk mund ta dimë këtë. Por sot më shumë se kurrë, jemi të vetëdijshëm se sa thelbësore është të marrësh frymë me të dyja“mushkëritë”.

Burimi i lajmit: https://www.linkiesta.it/2021/03/russia-putin-europa-biden

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: dialogevroperusivladimir putin

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Next Post
Nga Topalli te Patozi e Myslim Murrizi, regjistrohen në KQZ 10 partitë e para

Emrat/ Këta janë kandidatët që do të dërgohen për verifikim të thelluar nga KQZ

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

Kërkimi për origjinën e Covid-19, shkencëtarët drejt Azisë Juglindore

Kërkimi për origjinën e Covid-19, shkencëtarët drejt Azisë Juglindore

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh
Sport

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

by mirseda
20:53 | 08/07/2025
0

Pas vitesh te Cittadella, Elhan Kastrati është larguar nga kjo skuadër. Portieri shqiptar ka marrë këtë vendim,...

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

20:36 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com