Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dhjetë orët që tronditën Amerikën

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dhjetë orët që tronditën Amerikën

Nga: Nina L.Hrushcheva “Project Syndicate”

Një gjë është e sigurt:Rebelimit të 6 janarit ndaj Kapitol Hill në SHBA, i munguan pasojat e sulmit në Pallatin e Dimrit në Rusinë Cariste. E nxitur nga presidenti Donald Trump në një tubim që mbajti aty pranë, ku ai i inkurajoi mbështetësit e tij të marshonin drejt parlamentit, turma arriti të ndërpresë një sesion të përbashkët të Kongresit dhe Senatit, për të konfirmuar votimin e Kolegjit Zgjedhor në favor të presidentit të zgjedhur Xho Bajden.

Por ligjvënësit e vazhduan më vonë detyrën e tyre kushtetuese, dhe inaugurimi i Bajden në detyrë do të ndodhë më20 Janar. Sulmi mbi Kapitol Hill nga mbështetësit e Donald Trump, në një përpjekje të fundit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ishte sa i parashikueshëm po aq edhe tronditës.

Katër vitet e bashkëpunimit të republikanëve në dëmtimin e demokracisë amerikane nga Trump, e kanë zhytur vendin në momentin e tij më të hidhur që nga Lufta Civile. Kryengritësit nuk ishin aq të disiplinuar sa kuadrot bolshevikë të Leninit, me ushtarë dhe marinarë revolucionarë të armatosur.

Shumica ishin “luftëtarë të fundjavës”, njerëz të butë të moshës së mesme, që ishin po aq të interesuar të bënin një selfi të mirë nga Kapitoli, po aq sa edhe për rrëzimin e qeverisë amerikane dhe shpalljen e Trump si një diktator i pazgjedhur.

E megjithatë, veprimet e kryengritësve -ndonëse patetike – do të kenë pasoja revolucionare për imazhin dhe vendin e Amerikës në botë. Për herë të parë në historinë e vendit, një president i mundur në detyrë, thirri një turmë njerëzish për të frikësuar Kongresin, dhe duke shkelur Kushtetutën e SHBA-së, për t`a mbajtur atë në pushtet.

I ndihmuar dhe nxitur nga shtypi i krahut të djathtë, si dhe nga republikanët radikalë, 4 vitet e përbuzjes së hapur të Trump ndaj vlerave, institucionet dhe normave demokratike, prodhuan pikërisht atë që ka dashur ai gjithmonë:një revoltë të paligjshme nihiliste kundër “elitave” nga “dështakët”, që ai ka bërë mbështetësit e tij kryesorë.

Duke thyer dritaret dhe neutralizuar rojet e sigurisë në Kapitol, protestuesit hynë në dhomat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke detyruar evakuimin e anëtarëve të kongresit dhe stafit të tyre. Një gjë që Trump ka të përbashkët me Leninin -por edhe me Napoleonin dhe të gjithë të tjerët që kanë ndërmarrë një grusht shteti kundër një qeverie në detyrë – është përbuzja e tij ndaj sundimit të ligjit dhe figurave politike që kishin qeverisur para tij.

Ashtu si Lenini, edhe Trump i urren normat që synojnë të kufizojnë ushtrimin e pushtetit, ndaj ai ka pak durim ndaj kulturës së kompromisit, ku mbështet baza e qeverive përfaqësuese. Dhe ashtu si Lenini, ai ka një aftësi të madhe për të nuhatur dobësinë – jo vetëm tek një regjim i caktuar, por edhe tek nëpunësit e tij, disa prej të cilëve janë të përgatitur të shkelin në emër të tij betimin e tyre.

Regjimet me të cilët u përballën Lenini, Napoleoni, Musolini dhe Franko, ishin jo vetëm të dobëta;u mungonte vullneti për të mbijetuar. Zakonisht, puçistëve më famëkeq në histori, u është dashur vetëm të shtynin dyert tashmë të hapura.

Duke gjykuar nga sjellja e tij javët e fundit, Trump duket se ka arritur në përfundimin se edhe ai ndodhej përballë një regjimi të dobët. Sipas mendimit të tij, pas 4 viteve sulme ndaj institucioneve përfaqësuese të Amerikës, këtyre të fundit u mungonte vullneti për t’u vetëmbrojtur.

Përndryshe, si mund të shpjegohen përpjekjet e tij për të ushtruar presion ndaj zyrtarëve në Arizona, Miçigan dhe Xhorxhia për të “gjetur” votat e mjaftueshme për t`a bërë atë fitues? Mbi të gjitha, spektakli i trishtuar që u pa në Kapitol Hill ndodhi me bekimin e ligjvënësve republikanë si senatorët Ted Kruz, Xhosh Houlej,dhe gati treçereku i grupit parlamentar republikan në Kongres.

Të gjithë kishin sinjalizuar hapur qëllimin e tyre për të kundërshtuar votat, që tashmë janë certifikuar nga qeveritë e shteteve. Por fajtor nuk është vetëm “grupi parlamentar i kryengritjes”. Për katër vjet, udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Miç Mekonell dhe pjesa tjetër e Partisë Republikane, kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, ndërsa Trump degradonte presidencën amerikane.

Pas fajësimit të Trump vitin e kaluar nga Kongresit, senatorët republikanë votuan pro lirimit të tij nga akuzat, dhe më pas besuan pretendimet e tij të rreme për manipulimin e zgjedhjeve. Edhe të mërkurën, ndërsa turma i afrohej Kapitolit, Mekonell vazhdoi të përhapte gënjeshtrën se ishin demokratët ata që minuan të parët demokracinë amerikane.

Këta politikanë pa shtyllë kurrizore, do të jetojnë këtej e tutje të turpëruar. Amerika e sheh veten tani duke u ballafaquar me diçka që nuk ka ndodhur që nga koha e Abraham Linkolnit: refuzimin e rendit kushtetues nga një pjesë e konsiderueshme e elektoratit.

Ndërsa kundërshtarët e Amerikës i panë me gëzim ngjarjet e 6 janarit, miqtë dhe aleatët e saj të shumtë në të gjithë botën, janë të tronditur. Ashtu si Linkoln, edhe Bajden do të duhet tani të përballet me këtë sfidë ekzistenciale brenda SHBA-së.

Një gjë është tashmë e sigurt:Kryengritja Trumpiane, nuk do të qetësohet nga fjalimet e moderuara rreth “ecjes përpara”, pa vënë fajtorët para përgjegjësisë. Për Trump dhe për Partinë Republikane, duhet të zbatohet e vërteta brutale e Fjalëve të Urta 11:29 në:“Kush shqetëson shtëpinë e tij, do të trashëgojë erën”.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/ten-hours-that-shook-america-2021-01

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: capitoldhuneSHBA

TË LIDHURA

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

15:13 | 09/04/2026
Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët
Bota

Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

09:29 | 09/04/2026
Çmimi i naftës rritet, armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje
Bota

Çmimi i naftës rritet, armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje

09:27 | 09/04/2026
Next Post
Gazetari: Rama do marrë 1500 vaksina anti-covid në Greqi

Gazetari: Rama do marrë 1500 vaksina anti-covid në Greqi

Strasburgu i kërkon shtetit shqiptar të mos dëbojë turkun, Selami Simsek

Strasburgu i kërkon shtetit shqiptar të mos dëbojë turkun, Selami Simsek

Vasili: Shqipëria përmbytet, Rama shpërblen me 10 mln euro 2 kompani

Vasili: Shqipëria përmbytet, Rama shpërblen me 10 mln euro 2 kompani







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

PD angazhon strukturat lokale për hartën e re territoriale, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve
Aktualitet

PD angazhon strukturat lokale për hartën e re territoriale, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve

by mirseda
15:15 | 09/04/2026
0

Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të ri për angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi...

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

15:13 | 09/04/2026
Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë.

“Është kollaj të ngjiteni lart, por kur kalon 20 kate…”, Rama këshilla për sektorin e ndërtimit:

15:09 | 09/04/2026
Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail

Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail

15:07 | 09/04/2026
“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit

“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit

14:44 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com