E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Gazetari: Rama do marrë 1500 vaksina anti-covid në Greqi

Gazetari i Top-Channel, Artur Bibe ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Greqi edhe për të siguruar vaksina anti-covid për vendin tonë.

Në një prononcim për “Top Talk, Bibe tha se Rama do të marrë një fond emergjent prej 1.500 vaksinash që do të shërbejnë për të vaksinuar të gjithë personelin mjekësor.

Sipas gazetarit Bibe, ky fond do të kapë 10 mijë vaksina. Artur Bibe shtoi më tej se në takimin mes Ramës, homologut Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias është diskutuar edhe për negocimin e paktit të detit si dhe një marrëveshje të re strategjike.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëveshjet dy palëshe, lufta ndaj covid-19 si edhe në përgjithësi zhvillimet rajonale. Greqia ka vendosur të na dhurojë një fond emergjent me vaksina kundër covid. Bëhet fjalë për një sasi prej 1500 vaksina. do të na vijnë menjëherë brenda pak ditësh për të vaksinuar personelin mjekësor dhe një grup që rrezikojnë më shumë. Ky fond do të vazhdojë dhe do të shtohet. Do të shkojë nga 5-7 deri në 10 mijë vaksina.

Palët kanë diskutuar edhe për situatën që do të cojë në Gjykatën e Hagës për detin. Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në anën teknike si do të përcaktohen termat për të patur një marrëveshje në Gjykatën e Hagës. Por edhe tek çështjet e tjera. tek traktati i miqësisë së dy vendeve. traktati i ri do të përmbajë kryesore heqjen e ligjit të luftës. Pritet. Ligji i luftës është pak i koklavitur nga ana teknike dhe juridike. Ka vullnet dhe palët e kanë diskutuar dhe kanë gjetur formulën që të jetë juridikisht i fuqishëm,”– tha Bibe.

Lexo edhe :   Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë (Video)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...