Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

BE dhe SHBA “i tregojnë rrugën” Llallës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
BE dhe SHBA “i tregojnë rrugën” Llallës

Ashtu si ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, edhe delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm.

Kështu, SHBA dhe BE duket se i kanë dhënë një “ndihmë” të madhe mazhorancës për të përfunduar procesin e largimit të Adriatik Llallës si kryeprokuror, me përfundimin e mandatit të tij.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BE.

Më herët reagoi edhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e cila bëri me dije qëndrimin e Donald Lu-së.

Lu mbështet zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, gjë që mbështetet fort nga mazhoranca dhe kundërshtohet nga opozita, e cila e cilëson si të jashtëligjshme.

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot procedurën për zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar.

Kështu, Ligjet janë mblidhur për të shqyrtuar memon e hartuar nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për këtë çështje.

Por si e sheh ky organ brenda Kuvendit zgjedhjen e pasuesit të Llallës?

EURALIUS dhe OPDAT, e lexon këtë situatë njëlloj si Partia Socialiste dhe mbështet zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota.

Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka përgatitur një raport për situatën, të cilin ia ka dërguar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por, ndryshe nga PS dhe EURALIUS, Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, thotë se prokurori i ri i përgjithshëm duhet të zgjidhet me shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota, vota të cilat PS nuk i ka pa opozitën.

Kjo drejtori e Kuvendit, teksa parashtron argumentet juridike, thotë se në zbatim të ligjit organik për prokurorinë duhet të zbatohet neni trazitor dhe të zgjidhjet një kryeprokuror i përkohshëm, por shumica e nevojshme për votim duhet të jetë sipas Kushtetutës për kryeprokurorin, pra me 84 vota.

Edhe pse kjo memo e kësaj drejtorie brenda Kuvendit nuk është detyruese, por këshilluese për ata që e kërkojnë, ajo e bën më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të pa kontestuar për pasuesin e Prokurorit të Përgjithshëm.

E gjitha “rrëmuja” bëhet pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është ngritur ende, një proces i zvarritur që çon në një ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Megjithatë, kryeministri Rama është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, ftesë kjo e bërë publikisht dje për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Kështu, kryeministri shkroi në një postim në Facebook se sipas tij “është momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Por, kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Llallës.

Kështu, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama, i cili e ftoi dje publikisht për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si një pikënisje të një Pakti Kombëtar “për Europën që duam”.

Tags: bei tregojne rrugenLlallësProkurori i PergjithshemSHBA

TË LIDHURA

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

16:37 | 29/05/2025
I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën
Aktualitet

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Next Post
Legjendat shqiptare lënë me “gojë hapur” amerikanen

Legjendat shqiptare lënë me “gojë hapur” amerikanen

Rama nuk pranon refuzimin e Bashës, i “lutet” sërish

Rama nuk pranon refuzimin e Bashës, i “lutet” sërish

Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

by mirseda
16:37 | 29/05/2025
0

I ftuar ditën e sotme në një intervistë televizive politologu Ermal Hasimja komentoi situatën politike në vend...

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
“Finalja e Champions mjaft interesante, pres ndeshje të hapur”

“Finalja e Champions mjaft interesante, pres ndeshje të hapur”

16:33 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

16:24 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com