Aktualisht Franca renditet në vendin e pestë për numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19. Ish-kryeministri i Francës, Edouard Philippe i cili akuzohet për dështimin e situatës me pandeminë, është duke u hetuar nga një gjykatë e lartë franceze, për menaxhimin e krizës.
Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi ai dha dorëheqjen nga posti i tij, për t’u bërë kryetari i Bashkisë së Le Havre pas zgjedhjeve komunale të javës së kaluar.
Ai është akuzuar për “dështimin për të luftuar fatkeqësinë”, një çështje të hapur nga Gjykata e Drejtësisë e Republikës (CJR). Kjo është gjykata e vetme, e cila mund të gjykojë anëtarët e qeverisë për veprimet e tyre gjatë kohës që ishin në detyrë. Philippe mund të dënohet me dy vjet burg plus gjobë, nëse ai dënohet.
Ai tha se “do t’i sjellë në komisionin e hetimit të gjitha përgjigjet dhe informacionet e nevojshme”, për të kuptuar veprimin e tij dhe atë të qeverisë së tij.