Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Detyra e Tahirit është të dalë gjallë nga burgu”/Hoxha: S’e priste arrestimin

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-deputeti Maliqi: Jeta e Tahirit është në rrezik, duan t’i mbyllin gojën

Artan Hoxha është shprehur se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte marrë garanci se nuk do të shkonte në burg. Sipas gazetarit, detyra e Saimir Tahirit është të dalë gjallë nga burgu. Kështu u shpreh gazetari mbrëmjen e kaluar në “Radarin Informativ” në ABC. Duke sjellë në kujtesë se është ministri më jetëgjatë, Hoxha ka thënë se Tahiri duhej të kishte marrë masa para. Në të njëjtën kohë ai nënvizon se Tahiri nuk mund të flasë nga burgu për gjëra që nuk i foli kur ishte jashtë. Ai ka prova dhe fakte sensitive, por kjo sipas gazetarit, vlente pa shkuar në burg.

“Tahiri mund ta kishte bërë dhe duhet ta kishte bërë këtë gjë. Është ministri më jetëgjatë. Kujtoni ngjarjet që kanë ndodhur në detyrën e tij. Ka qenë brenda ai. Sa kulisa dhe luftë ka pasur edhe brenda koalicionit. Tahiri duhet të kishte marrë masa përpara.

I kishin dhënë garanci që nuk do shkonte në burg. Tani është në kontroll 24 orë. Detyra e tij është të dalë gjallë nga burgu. Nuk mund të flasë nga burgu për gjëra që nuk i foli kur ishte jashtë. Sot Saimir Tahiri është njeri i dënuar. Pasi të mbijetojë në burg, mund të bëjë llogaritë nëse ia vlen të bëjë një betejë apo jo. Tahiri ka prova dhe fakte sensitive, por kjo vlente pa shkuar në burg. Tahiri nuk e mendonte kurrë se mund të arrestohej”, tha Hoxha.

Duke kujtuar deklaratën e avokatit Maks Haxhia, Hoxha tha se Tahiri ishte veshur hollë natën e arrestimit, pasi kishte sigurinë që nuk do përfundonte pas hekurave.  “Avokati tha se politikanët duhet të vishen trashë, por vetë Tahiri ishte veshur hollë pasi nuk e kishte menduar se do shkonte në burg. Çështjet teknike janë vetëm për kuriozitetin e njerëzve. Tahiri është qytetar, që duhet të vuajë dënimin. Me aq sa kam informacion, fillimisht u tha se do shkonte në burgun e Fierit. Sot është folur për Rrogozhinën. Ai do jetë në burg të sigurisë së zakonshme. Kryesisht aty ka të dënuar për kanabis. Se ata me drogëra të forta dalin. Ka të dënuar që rrinë të vetëm. Ajrimin e bëjnë vetëm pa kontakt me të dënuarit e tjerë. Për rastin e Tahirit do flasë Ministria e Drejtësisë. Tahiri do jetë në një ambient ku mund të mos ketë kontakt me të tjerët”, deklaroi Artan Hoxha.

GJKKO e dënoi Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burg. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit, dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës. Sipas gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht “shpërdorimi i detyrës”, duke dëmtuar interesat e shtetit.

Tags: Artan Hoxhagjykatësaimir tahiri

TË LIDHURA

Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë

17:50 | 15/04/2026
Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi
Aktualitet

Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi

17:47 | 15/04/2026
SPAK godet trafikun e kokainës: Sekuestrohen 12 mln € pasuri dhe 89 makina
Aktualitet

SPAK godet trafikun e kokainës: Sekuestrohen 12 mln € pasuri dhe 89 makina

17:32 | 15/04/2026
Next Post
“U vendos steka, të gjithë në burg”/Haxhia paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

“U vendos steka, të gjithë në burg”/Haxhia paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

Meta i shqetësuar: Qeveria fsheh borxhin publik

55 faqe përgjigje/Meta nxjerr dokumentin që ia depozitoi Kushtetueses

Credins bank vazhdon t’i shndërrojë ambientet e saja në ekspozita artistike

Credins bank vazhdon t’i shndërrojë ambientet e saja në ekspozita artistike







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë

by mirseda
17:50 | 15/04/2026
0

Prefekti i qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka ndarë një mesazh të veçantë vlerësimi për mikun e...

Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi

Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi

17:47 | 15/04/2026
Masakra në një shkollë në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 9 numri i viktimave!

Masakra në një shkollë në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 9 numri i viktimave!

17:45 | 15/04/2026
SPAK godet trafikun e kokainës: Sekuestrohen 12 mln € pasuri dhe 89 makina

SPAK godet trafikun e kokainës: Sekuestrohen 12 mln € pasuri dhe 89 makina

17:32 | 15/04/2026
Sarandë/ Digjet makina e një personi me precedent penal

Sarandë/ Digjet makina e një personi me precedent penal

17:29 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com