Maskat u morën makinën me dhunë, dyshohet se e dashura police futi në kurth 25-vjeçarin. Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të qytetit të Korçës, ku dy të rinjte u nxorën forcërisht nga automjeti dhe duke i lënë në mes të rrugës.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se, 23- vjeçarja me inicialet E.G., punonjese policie, ka qenë brenda në automjetin e grabitur bashkë me 25-vjeçarin D.A., me të cilin kishte lidhje dashurie prej disa kohësh.
Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes dyshon se, punonjësja e policisë ka organizuar gjithçka dhe se ka njohje me autorët. Policia ende nuk ka rënë në gjurmën e dy autorëve si dhe të makinës së grabitur, ndërsa ka dyshime se autorët mund të jenë larguar jashtë Shqipëisë.
Me dhjetëra patrulla janë ngritur postbllok në gjithë qarkun por ende nuk ka persona të shoqeruar apo të dyshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së shtunës në rrugën, që të çon drejt Malit Moravë, ku dy personat e maskuar ushtruan dhunë me sende të forta ndaj 25-vjeçarit D.A., banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “MercedesBenz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G, banuese në Pojan.
Dy të dashuruarit kishin ndaluar makinën në zonën e njohur si “Depoja e Ujit”, zonë e cila shfrytëzohet nga shumë çifte për të kaluar momente intime, kur dy persona të maskuar dhe me armë u janë afruar. Nën kërcënimin e armës, dy personat e paidentifikuar kanë nxjerrë jashtë çiftin dhe më pas kanë marrë mjetin e janë larguar me shpejtësi.
Ata kanë përfituar nga fakti se mjeti ishte i ndaluar dhe kanë nxjerrë forcërisht dy të rinjtë nga makina, ndërkohë që kanë goditur në pjesën e fytyrës 25-vjeçarin si dhe kanë qëlluar në ajër për t’i trembur. Menjëherë pas largimit të autorëve të grabitjes, çifti është drejtuar në komisariatin e Korçës ku ka denoncuar ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, dy të rinjtë kanë mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë, që mund të çonin në këtë ngjarje. Gjatë krehjes së zonës Policia ka gjetur edhe dy gëzhoja pistolete në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihet nëse këto kanë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe janë duke u kryer verifikimet.
“Dy persona ende të paidentifikuar, i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.
Nga deklarimet e marra rezulton se, njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi”, bën të ditur Policia.
Ndërkaq, burime konfidenciale bënë me dije se, hetimet janë shtrirë në disa pista, ku më kryesorja është ajo e ngritjes së kurthit nga e dashura e tij police. Krahas kësaj po verifikohet e kaluara e 25-vjeçarit dhe të dashurës së tij, për të parë nëse kanë pasur konflikte të mëparshme apo histori në të kaluarën e tyre, që mund të provokonin një ngjarje të tillë.
Tmerri në Korçë, në Benz-in e grabitur ishin dy të rinj, hetohet lidhja e vajzës me autorët. U gjetën…
Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Korçë, ku një djalë që drejtonte makinën tip Benz, u dhunua keq nga persona të paidentifikuar ende dhe më pas i morën makinën.
Policia e Korçës ka bërë me dije se autorët kanë qenë dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar, të cilët i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.
Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm
Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.
Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 06.01.2018
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë vijuar me veprimet proceduriale hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur “Depoja e ujit”, nga ku rezulton se :
Më datë 06.01.2018, dy persona ende të paidentifikuar, i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në pronësi të shtetasit D.A, 25 vjeç, banues në Burimas, i cili ndodhej brenda tij së bashku me shtetasen E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.
Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes nën kërcënimin e armës tip pistoletë, ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm
Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 140 e 25 të Kodit Penal.
Dhunuan keq korçarin dhe i morën Benz-in, policia vendos shpërblim: Kush jep informacione…
Policia e Korçës ka vene ne dispozicion shumën prej 200.000 lekësh të reja, për çdo shtetas (duke iu garantuar anonimatin) që mund të japë informacion të saktë mbi vendodhjen e një mjeti të grabitur diten e djeshme ne Korce, apo identitetin e personave qe u larguan me Benzin pasi dhunuan me mjete te forta shoferin e saj.
NJOFTIMI
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.
Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.
NGJARJA SIPAS POLICISE:
Më datë 06.01.2018, jemi njoftuar se rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, dy persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A, kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.
Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Panorama