E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

Detajet/E mbanin peng prej 4 ditësh, një në pranga e një në kërkim

Në sajë të operacionit të koduar “Plugu”, policia njofton se ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, e një tjetër e ka shpallur në kërkim, pasi prej katër ditësh mbanin peng shtetasin me inicialet B.Z. Falë një pune hetimore, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit  E. M.,24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej katër ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë-Krujës, për motive përfitimi material shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

“Operacion i koduar “Plugu”. Operacioni për lirimin e një shtetasi që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material. Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua  operacioni policor “Plugu”. Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit  E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim. Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, njofton policia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...