Olsi Hajdari 27-vjeç dhe Rezarta 19-vjeç nga Librazhdi, u martuan ditën e dielë, por në rrethana misterioze u vetëhelmuan. Çifti është gjetur nga të afërmit në banesë, dhe janë dërguar menjëherë në spital. Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë.
27-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ka nisur edhe hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
Olsi dhe Rezarta ndërmorrën vendimin tragjik, vetëm pesë ditë pasi ishin betuar për lumturi të përjetshme.