Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

DerStandard: Në Shqipëri, zgjedhjet si në komunizëm

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DerStandard: Në Shqipëri, zgjedhjet si në komunizëm

Në një shkollë të vjetër, të lyer me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, në periferi të fshatit Grudë në Shqipërinë e veriut, përfaqësuesit e komisionit zgjedhor qëndrojnë të ulur përpara kutive të hapura të picave. Mbi një dollap është vendosur flamuri i kuq shqiptar me shqiponjën e zezë. Votuesit nuk duken gjëkundi. Votat në dy kutitë plastike po mbulojnë vetëm dyshemenë. Shumë prej tyre nuk kanë dalë nga shtëpitë pas avllive të larta, për të marrë pjesë në testin e demokracisë këtë të dielë të nxehtë.

170 persona ishin të pranishëm, raportojnë komisionerët e zgjedhjeve. Në total jetojnë në Grudë 2500 njerëz. Votuesit që dalin në zgjedhjet lokale në Shqipëri këtë të dielë, kanë të ngjarë të votojnë për socialistët. Ata janë të vetëm sepse opozitën nuk mund ta qarkojë kush. Janë zgjedhje të pakëndshme, sepse në shumë komuna ekziston vetëm një emër në listën e kandidatëve për kryetarë bashkish. Këtu në qarkun e Shkodrës, një bastion i demokratëve konservatorë, në fletën e verdhë qëndron vetëm emri i socialistit Valdrin Pjetri. Në fletën e gjelbër ekzistojnë shtatë parti, por që nuk mund të gjykohen pasi janë pranë socialistëve në pushtet. Këtu nuk ka asnjë shenjë të opozitës.

Zgjedhje jo-legjitime

Demokratët kërcënuan me bojkot që dy vjet më parë, tani e kanë bërë realitet. Ata pretendojnë se zgjedhjet janë falsifikuar me blerje votash dhe kërcënime nga socialistët, ndaj janë të paligjshme.

Në ditët përpara zgjedhjeve, në disa zona në veri të vendit, mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore dhe sulmuan qendrat e votimit. Për këtë arsye, të dielën në Grudë, materialet zgjedhore u sollën me polici, dhoma u kyç dhe forcat e rendit mbikëqyrnin godinën.

“Nuk votova, prindërit më thanë që të mos shkoja,” thotë Mariana Curri, që kalon përmes fshatit në të nxehtin e mesditës. Këto do ishin zgjedhjet e para për 19-vjeçaren. Ajo e mirëkupton vendimin e demokratëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por mendon se shumë njerëz këtu në fshat e kanë humbur besimin tek të gjitha partitë.

Curri është e shqetësuar se situata po përshkallëzohet. Nuk është e qartë nëse kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, do japë dorëheqjen dhe do t’ia lërë postin socialistit. Në fund do të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse këto zgjedhje ishin të ligjshme apo jo. Ajo aktualisht nuk funksionon, sepse duhet të emërohen edhe dy gjyqtarë.

Kujtesë e komunizmit

Në Shqipëri, zgjedhjet janë mbi të gjitha deklarata besnikërie ndaj partive të caktuara, të cilat të sigurojnë vendin e punës në administratë. Komisioneri i zgjedhjeve, Paulin Gropaj ende e kujton se si bëheshin zgjedhjet në Grudë gjatë komunizmit. “Njerëzit rreshtoheshin në radhë të gjata dhe këndonin këngë patriotike,” thotë ai. “Kush nuk votonte, përfundonte në burg”.

Edhe atëherë ishte vetëm një kandidat në listë. Shumë njerëz ndjejnë këtë të dielë se po u kujtohet ajo kohë. Në Korçë, qytetarët me shalla të kuq, duke kërcyer me këngë komuniste, talleshin me zgjedhjet. Në Durrës, një votues hyri me kallashnikov në qendrën e votimit dhe u përpoq të hiqte kutitë e votimit.

Megjithatë, rezultati më interesant u argumentua të dielën: pjesëmarrja e dobët. Madje në fshatin Ngraçie u hodh vetëm një fletë votimi në kuti./DerStandard

Tags: 30 qershoriderstandardreportazhsi ne komunizemZgjedhjet

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
“Shtuan 100 mijë vota brenda një ore”, ish-deputetja akuzon KQZ-në

“Shtuan 100 mijë vota brenda një ore”, ish-deputetja akuzon KQZ-në

PD nxjerr blof PS, në Urën Vajgurore janë shtuar 1766 vota

PD nxjerr blof PS, në Urën Vajgurore janë shtuar 1766 vota

Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Çfarë po feston Edi Rama?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com