Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Deputeti socialist paralajmëron tërmet në politikë: Brenda mazhorancës do ketë të penalizuar, do paguajmë faturën!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ligji për Teatrin është kthyer në një “moll” sherri mes palëve politike, e duket se kjo situatë e tensionuar do të vijojë sërish kur të mblidhet Kuvendi. Deputeti socialist Pjerin Ndreu, i ftuar në studion e “Fax News”, i është përgjigjur me të njëjtën monedhë paralajmërimeve të kreut demokrat Basha, teksa nënvizoi se shumica është mazhoranca, dhe ajo i merr vendimet.

“S’merrem me vijat e kuqe të Lulzim Bashës, lideri i opozitës është në minorancë, për sa kohë njerëzit kanë votuar PS-në, vendimet i marrim ne. Ne jemi mazhorancë dhe kemi për detyrë që këtë vend ta zhvillojmë me konceptin dhe vizionin tonë, i cili ka treguar se është në diferencë me të tjerët.

PS është të implimentojë strategjinë e zhvillimit të vetë, nëse nuk është e mirë do të gjykohet nga populli, keto rëniet e gjoksit se unë bëj..kush do ta bëjë skenarin ogurzi, për çfarë, kush do ta bëjë, po bëhet një Teatër modern, tani do bësh Teatër apo do ruash godinën, unë e kam parë ajo nuk ka asnjë lloj konstrukti të godinave të Ministrive, do krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që kushtet të jenë bashkëkohore në Teatrin e ri”, deklaroi Pjerin Ndreu.

Ndreu paralajmëroi tërmet në politikën shqiptare, pasi reforma do të implementohet dhe të prekurit do të jenë edhe nga ana e mazhorancës.

“Ka një moment themelor sot në zhvillimet shoqërore shqiptare, është Reforma në Drejtësi, për ata që e dinë, e dinë se kjo Reformë në Drejtësi do të shkëpusë shtetin nga korrupsioni, është një reformë nga më të ashprat, por që duhet bërë.

Këtë reformë ka segmente që po e pengojnë dhe dora e bashkëpunimit e Edi Ramës ka shkuar deri atje sa për këtë reformë u ka dhënë edhe letrën bosh, ne jemi të vendosur që ky vend të zhvillohet, ka vetëm një klauzolë implementimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja e strukturave antikorrupsion që janë Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Do të implimentohet edhe me këto pengesa, ne nuk lusim opozitën, opozita është e pozicionuar hapur për pengimin e saj”, tha Ndreu.

Deputeti i PS tha se do e çojnë misionin deri në fund, ndonëse dhe ata do të paguajnë kostot e tyre. Ai tha ndër të tjera se do të ketë shumë të penalizuar brenda mazhorancës. Duke e cilësuar reformën si një tërmet, Ndreu deklaroi se secili duhet të paguajë faturën e tij.

“Ne do ta çojmë deri në fund, edhe duke e ditë se do paguajmë kostot tona. Do kete shumë të penalizuar brenda mazhorancës, do paguajmë edhe ne faturën. Ajo reforma është një tërmet, se kë do zërë nuk e di dhe për shkak të atij tërmeti dikush është në panik. Nëse ka një moment ku ne ndahemi nga shteti i korruptuar, ky është rasti, çdo lloj interpretimi tjetër është për të ruajtur atë strukturë që kishim deri dje. Shumë shpejt do të implimentohet reforma”, shtoi ai.

 

Tags: bashapjerin ndreureforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Orë të ethshme/Eni Vasili tregon arsyet e lëvizjes më të fortë të këtij sezoni televiziv  

Ish-deputeti socialist i shkruan Cristiano Ronaldos pas "tersit": Mos u mërzit, pas një viti të rikthehet fati

Shkatërrohet banda e "minjve" në Itali. Në pranga tre shqiptarë, mes tyre edhe një femër







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com