Pas replikave të shumta e kërkesave të Presidencës apo Kryeministrisë, ka reaguar së fundmi edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu lidhur me mos dekretimin e Lleshajt si ministër të Brendshëm.
Meta zbuloi me anë të publikimit të 14 pyetjeve drejtuar ministres së Mbrojtjes se Lleshaj duhet të heqë dorë nga karriera ushtarake, për t’u përfshirë në politikë, e konkretisht për t’u dekretuar si ministër.
Në një reagim në Facebook, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu shkruan se grada është personale dhe fitohet dhe se askush s’ka të drejtë të cenojë gradën që dikush e ka marrë me meritë.
“Nëse ushtron funksionim për shkak të gradës, atëherë jemi në kushtet e ndalimit sipas Kushtetutës. Por Gjeneral Lleshaj nuk ushtron asnjë funksion që në vitin 2003. Kërkesa për ç’dekretim grade mund të jetë një tekë që i duhet plotësu presidentit, por kurrsesi arsye për t’i hapur rrugë emërimit në detyrën e ministrit!”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Ndreut.
Postimi i plotë:
Grada eshte personale dhe fitohet. Njeriu vdes me graden qe ka. Askush nuk ka te drejte te cenoje graden qe dikush e ka marre me merite. Nese ushtron funksionim per shkak te grades, atehere jemi ne kushtet e ndalimit sipas Kushtetutes. Por Gjeneral Lleshaj nuk ushtron asnje funksion qe ne vitin 2003. Kerkesa per c’dekretim grade mund te jjete nje teke qe i duhet plotesu presidentit por kurrsesi arsye per ti hape rruge emerimit ne detyren e ministrit ! Graden Gjenerali e ka fituar ne baze te meritave dhe ska te drejte askush t’ja heqe e aq me pak te kerkoje vete Lleshaj ti hiqet. Ku eshte nje precedent i cili duhet ndaluar !