Deputeti Adriatik Alimadhi ishte një ndër zyrtarët e parë shqiptarë, që u konfirmua pozitiv me koronavirus.
Pas disa javësh qëndrimi në spitalin “Shefqet Ndroqi” më në fund ai e fitoi betejën me virusin.
Ndërkohë, ditën e sotme ai ka vendosur që të japë një leksion për të gjithë, duke treguar mënyrën sesi “largohet virusi”.
Deputeti ka publikuar disa fotografi duke u larë në det, duke i shoqëruar me tekstin: “Kështu largohet Covid-19, kurrë mos e mbani mendjen te virusi vrasës, not dhe sa më shumë lëvizje ku mushkëritë mbushen mirë me oksigjen”.