Sikundër paralajmëroi edhe më herët, se do të vinte një kundërpërgjigje publike në lidhje me vendimin e marrë nga ana e kryeministrit Rama, vetë deputeti socialist Gjetan Gjetani, përçon një mesazh të qartë ndaj tij, se për anjë arsye, ai nuk mund ta largojë.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, vetë Gjetani thotë se Rama nuk e ka bërë socialist, e për këtë arsye nuk mund ta largojë. Vetëm një ditë më parë, Gjetani akuzoi Policinë e Shtetit për paaftësi, dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.
“Vendimi i Edi Ramës, për të më larguar nga Grupi Parlamentar, është një vendim i padrejtë.
Nuk me ka bërë socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje.
Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS, me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.
Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin.
Perkundrazi, shtoi vetëm nje doze tjeter te arrogancës se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfarë presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerëzve.
Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.
Nuk kam qene asnjëherë i pushtetshëm, por kam qene i vërtete me njerëzit. Dhe do vazhdoj te ngrejë zerin, për te gjitha shqetësimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lëkundur për asnjë arsye”, shkruan ai në Facebook.
Gjetan Gjetani është deputeti i përjashtuar nga kreu i PS, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS. Gjetani është një nga 140 deputetët e Kuvendit, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, teksa ishte në listën e PS për zonën e Kurbinit.
Marrë shkas nga dy vrasje brenda 8 orësh në zonën e Mamurrasit, deputeti Gjetan Gjetani shkruante një ditë më parë në rrjetet sociale, se policia është e paaftë dhe e korruptuar.
Me anë të një statusi në Facebook, ai shprehej se do kërkonte interpelancë në Parlament me Ministrin e Brendshëm, dhe në rast të mos marrjes së masave, do i kërkonte qytetarëve të Kurbinit daljen në protestë.
https://tiranatoday.com/deputeti-socialist-nuk-ia-perton-rames-shume-shpejt-pritet-te-plase-bomben/