E shtunë, 11 Korrik, 2020
23 C
Tirana

“Deputetët shqiptarë me vetëvlerësim të lartë politik, ankohen se sulmohen pa të drejtë nga publiku”

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Instituti i Studimeve Politike (ISP) zbuloi të premten një panoramë të deputetëve në të parin anketim të realizuar me deputetë të parlamentit të Shqipërisë për perceptimet e tyre ndaj funksionit, formimin, karrierën dhe njohjen e legjislacionit.

Në anketim nga organizata e fokusuar te monitorimi i institucioneve demokratike morën pjesë 89 nga 140 deputetë të parlamentit të vendit nga katër forcat kryesore të politikës PS, PD, LSI dhe PDIU. Kryetarë të partive më të vogla u ftuan gjithashtu të merrnin pjesë, shprehet ISP, por vetëm dy prej tyre ofruan pjesërisht përgjigje.

Anketimi synon të masë perceptimin mbi problematikat e Kuvendit dhe politikës nga këndvështrimi i vetë deputetëve.

Rezultatet tregojnë një larmi të profilit të deputetëve të cilët në linja të përgjithshme janë të kënaqur me arritjet e tyre politike, mendojnë se paguhen pak, i vënë në punë privilegjet e deputetëve, kanë partnerë të punësuar kryesisht në shtet dhe mendojnë se paragjykohen më shumë seç duhen nga publiku.

Eksperienca dhe familja

Ekonomistët dhe juristët janë dy kategoritë kryesore të profesioneve të deputetëve, pasuar nga të qenët biznesmen dhe së fundmi pedagog në universitete.

Përveç kategorisë kryesore të mësipërme, deputetët e tjerë deklarojnë se kanë profesione specifike: si biologë, mësues, inxhinierë, oficerë policie, ekspertë turizmi, veterinerë, etj.

Ekspertët e anketimit vlerësojnë se përqindja e deputetëve me përvojë drejtuese në partitë politike është shumë e ulët (35%) krahasuar me faktin se qenia deputet është pozicioni i dytë më i lartë politik në një parti politike.

Administrata publike dhe drejtimi i sektorëve të tjerë publikë duket se është katapulti kryesor i deputetëve në kuvend.

“Fakti se ka më shumë prurje nga sektori administrativ e publik sesa nga sistemi i karrierës në partitë politike tregon se partitë politike të përfaqësuara në parlament kanë më shumë prirje promovimi për figura teknike sesa për figura të karrierës politike në fushatat elektorale,” argumentojnë studiuesit.

Dominues për bashkëshortët e deputetëve është punësimi në shtet (50%) ndaj 35% në privat. Punësimi në shtet është tipar i shprehur tek të gjithë deputetët, por me theks të veçantë tek deputetët e mazhorancës, ku përqindja në shtet arrin deri në 70% e të pyeturve, kurse punësimi në privat është kryesisht tregues për një pjesë të deputetëve të opozitës.

Lidhur me shkollimin e fëmijëve, tabloja e të dhënave nga deputetët tregon se preferencë mbetet dërgimi i fëmijëve në shkolla të mesme ose të larta private dhe se përqindja e atyre që i kanë dërguar fëmijët në shkolla jashtë vendit është relativisht shumë më e lartë sesa përqindja e popullsisë votuese.

Partia apo parimet?

Anketimi i Institutit të Studimeve Politike, i pyeti deputetët për arsyen pse ata mendojnë se janë zgjedhur në atë post.

Përqindjen më të lartë e ka marrë arsyetimi se deputetët janë ideologjikisht të njëjtë me partinë politike që i ka kandiduar dhe që përfaqësojnë. Kjo alternativë ka marrë miratimin e mbi dy të tretave të deputetëve të përfshirë në anketim.

“Kjo do të thotë se shumica e deputetëve nuk e vlerësojnë veten si vlerë të veçantë në partinë e tyre politike dhe nuk mendojnë se partia e tyre politike ka forcën për të përmbushur aspiratat e deputetëve të zgjedhur,” thuhet në studim.

Lexo edhe :   Akuzohen për vepra të rënda, ekstradohen nga Franca dhe Italia dy persona

Shqipëria ka një sistem elektoral proporcional, ku qytetarët votojnë për subjektin politik që harton një listë deputetësh dhe jo drejtpërdrejt për deputetët.

Lexo edhe :   Deputetët nuk e votojnë rezolutën e Osmanit për shkarkimin e Rakic

Dy të tretat e deputetëve të anketuar mendojnë për veten e tyre se ndjehen të realizuar/përmbushur në synimet për të cilat ata hynë në politikë, – tregues i vetëvlerësimit të lartë. Vetëm 11% konfirmojnë se janë të penduar, pra edhe të zhgënjyer, kurse pjesa tjetër prej 89% ndjehet komode dhe ka ambicie për të vijuar karrierën politike.

Shumica e tyre mendojnë se e kanë përfaqësuar me dinjitet elektoratin/partinë dhe vetëm 8-9% pranojnë se kanë dështuar në pritshmëritë ndaj tyre.

Po ashtu, 82% ankohen se publiku është paragjykues ndaj deputetëve dhe 73% mendojnë se sulmohen pa të drejtë nga publiku.

Megjithatë  44% e deputetëve janë të bindur se nuk kanë hapësirë për të ndryshuar gjërat në vend.

Një set tjetër pyetjesh lidhej me statutin e deputetit, me privilegjet, të drejtat dhe përfitimet në kuadër të tij. Rezultatet tregojnë se deputetët kanë në masë pasaportë diplomatike për bashkëshortët e tyre, përfitojnë nga trajtimi i rregullt financiar me dieta e honorare dhe afërsisht gjysma e tyre kanë zyrë të ofruar nga Kuvendi apo përdorin sallën VIP në Rinas.

“Mbi 92% mendojnë se rroga që marrin është e pamjaftueshme,” vëren studimi, duke shtuar se deputetët ankohen se rroga i pamundëson takime të rregullta elektorale dhe se nuk u del për shpenzimet e përditshme.

Jeta në Kuvend

Anketimi zbuloi se deputetët shqiptarë përballen me një terren parlamentar që e shohin si të vështirë.

Një e treta e deputetëve deklarojnë se janë fyer personalisht nga kolegët në Kuvend, 35% deklarojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre parlamentare dhe se 23% iu është hequr emri nga lista e diskutimeve në seancë pa miratimin paraprak të tyre.

Po ashtu, gati një e treta e deputetëve deklarojnë se nuk janë në dijeni të kostos financiare të akteve që vetë votojnë, dhe rreth një e treta nuk është në dijeni për nivelin e zbatimit të akteve që miratojnë përfshirë edhe rezultat parlamentare.

Në të dhënat e nxjerra nga përgjigjet e deputetëve rezultojnë se ka një 10-11% raste kur deputetët kanë votuar ligje dhe akte pa i kuptuar ato dhe 17% thonë se kanë votuar jashtë vullnetit të tyre personal si deputet.

Pavarësisht se rregullorja e Kuvendit e ndalon votimin në rastet e konfliktit të interesit, 14% e deputetëve të anketuar deklarojnë se kanë pasur raste të konfliktit personal të interesit me ligje të caktuara për të cilat kanë diskutuar dhe kanë votuar.

E dhënë tjetër me interes është fakti se shumica e deputetëve janë pro një kanali televiziv dedikuar Kuvendit, por janë kritikë me projektin për largimin e gazetarëve nga prezenca e tyre në komisionet e Kuvendit.

Siç rezulton nga gjetjet specifike, deputetët në tërësi kërkojnë një ridimensionim të rolit dhe funksionit të Komisioneve parlamentare, më shumë kompetenca dhe buxhet, më shumë vëmendje dhe prioritet, si dhe sugjerojnë transparencë më të madhe, rol më të madh dhe përgjegjësi më të mëdha për institucionin e komisioneve parlamentare.

Marrë nga BIRN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...

Pak ditë më parë festoi me 18 mijë tifozë, ekipi serb “mbërthehet” nga koronavirusi

Gjashtë lojtarë të ekipit serb të futbollit, Crvena Zvezda të Beogradit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, i...

A do të mbyllen të hënën? Merret vendimi përfundimtar për transportin urban

Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se Shoqata e Transportit ka anuluar vendimin e marrë...

Masakra e Srebrenicës/ Ja mënyra e veçantë si i përkujtojnë familjarët viktimat

Bosnje Hercegovina ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku u vranë 8,372 myslimanë nga ushtria serbe. Në mediat vendase janë publikuar fotot e...