Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Deputetët përfitojnë nga posti. 320 milionë lekë kanë shkuar në 3 muaj për karburant, dieta e telefona

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deputetët përfitojnë nga posti. 320 milionë lekë kanë shkuar në 3 muaj për karburant, dieta e telefona

Përfitimet e deputetëve shqiptarë nga posti duket se janë të shumta. Prej muajsh ka nisur një betejë e fortë politike në vend dhe një numër i madh kandidatësh pranuan të futen në Parlament. Por duket se nuk ka qenë një luftë e kotë, pasi përveç pagës, benefitet e deputetëve nga ligji për statusin e tyre, janë të shumta.

Gazeta ka siguruar përfitimet e deputetëve për muajt maj, prill dhe qershor. Sipas të dhënave të Parlamentit, 32.411.263 lekë kanë shkuar për dieta, rimbursim karburanti, telefoni dhe rimbursim qeraje. Ajo që bie në sy është fakti se pothuajse secili përfaqësues i popullit i shfrytëzon maksimalisht benefitet që ka, pavarësisht rrogës së lartë që marrin, e cila arrin mesatarisht në mbi 25 milionë lekë në vit.

Ligji “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve” përcakton marrëdhëniet financiare të deputetëve me Kuvendin, ku sqarohet se secili emër ka të drejtë të përfitojë një shumë të caktuar për kompensimin e karburantit, për komunikimet telefonike dhe për dieta. Sipas përllogaritjeve të bëra nga gazeta, vetëm gjatë një viti shkojnë 1 milionë euro për kompensimet e deputetëve. Nëse vëzhgohet lista e siguruar nga gazeta për shpenzimet e përfaqësuesve të popullit gjatë 3 muajve, vihet re se deputetët kanë bërë batërdi me rimbursimet për udhëtimet dhe restorantet, të cilat përfshihen tek dietat. Sa i takon ribursimit të karburantit, shumica kanë përfituar rimbursim në nivel 100 përqind, pra 40 mijë lekë në muaj. Po ashtu dhe sa i takon rimbursimit të telefonave, shumica kanë përfituar 17 mijë lekë në muaj. Përfitimet më të mëdha shkojnë te dietat.

Karburanti

Nëse kalojmë te emrat konkretë, Adelina Rista, Andrea Marto, Antoneta Dhima, Anduel Xhindi, Bashkim Fino, Bujar Çela, Tom Doshi, Emond Leka, Xhevit Bushaj, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Almira Xhembulla, Senida Mesi, Ilir Beqaj, Reme Lala dhe shumë të tjera nga radhët e mazhorancës kanë përfituar 40 mijë lekë në muajin qershor benefite. Ndërsa emrat e tjerë që kanë përfituar: Anastas Angjeli, 33,702 lekë; Blerina Gjylameti, 30,016 lekë; Ervin Bushati, 30,016 lekë; Evis Kushi, 33,702 lekë; Fidel Ylli, 31,214 lekë; Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant; Ulsi Manja, 30,016 lekë karburant; Xhemal Qefalia, 30,016 lekë; Arben Pellumbi, 30,016 lekë; Arben Kamami, 33,702 lekë; Myslim Murrizi; 10,667 lekë karburant; Nuri Belba; 14,604 lekë karburant; Rrahman Raja; 31,214 lekë karburant; Dritan Bici, 33,702 lekë karburant.

Deputetët e opozitës

Sa u takon deputetëve të opozitës kanë më pak, pasi shumë pak kohë kanë që kanë hyrë në Parlament. Andi Permeti, ka përfituar 30,016 lekë karburant; Artur Roshi, 30,016 lekë karburant; Koçi Tahiri, 23,012 lekë karburant; Klajdi Qama,23,012 lekë karburant; Kujtim Gjuzi,23,012 lekë karburant; Ardiana Jaku, 17,018 lekë karburant; Suzana Topi, 16,851 lekë karburant; Selami Jenishehri, 20,000 lekë karburant; Besnik Troplini, 15,008 lekë; Eljo Hysko, 15,008 lekë; Kostaq Papa, 15,008 lekë; Krenar Rryçi, 15,008 lekë; Ardit Konomi, 20,000 lekë; Florenc Spaho, 16,851 lekë, etj.

Dietat

Përfitimet më të shumta deputetët i kanë nga dieta dhe pagesa e qeverive. Në ditët në vijim gazeta do tregojë se kush përfiton dhe pagesa për qera dhe për qëndrime në hotele. Sa i takon dietave, shumë deputetë kanë përfituar mbi 750 mijë lekë të vjetra në muaj. Ajo që bie në sy është se kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka marrë 57,894 lekë dieta, por jo rimbursim karburanti e telefoni. E njëjta gjë dhe për Vasilika Hysin, e cila ka përfituar vetëm 7,504 lekë dieta. Ndërsa Fatmir Xhafaj, Spartak Braho, Lefter Koka e disa të tjerë nuk kanë përfituar fare dieta, por vetëm rimbursim karburanti e telefoni. /Gazeta SOT

 

Tags: bonusideputetetkuvendi

TË LIDHURA

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE
Aktualitet

Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE

10:32 | 14/04/2026
Forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sot dita e dytë e Samitit IV të Diasporës
Aktualitet

Forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sot dita e dytë e Samitit IV të Diasporës

10:10 | 14/04/2026
Next Post
Krasta: 10% dolën në zgjedhjet farse, ka nisur hakmarrja e presioni

Krasta: 10% dolën në zgjedhjet farse, ka nisur hakmarrja e presioni

Më pak aksidente, por më shumë viktima. Pothuajse një i vdekur çdo ditë

Më pak aksidente, por më shumë viktima. Pothuajse një i vdekur çdo ditë

Xhisiela Maloku merr unazën me diamant (foto)

Xhisiela Maloku merr unazën me diamant (foto)







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

by mirseda
10:36 | 14/04/2026
0

“Kur ju erdhëm në Samitin e parë e ardhmja Europiane ishte aspirata që mbetej larg, sot e...

Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE

Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE

10:32 | 14/04/2026
Forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sot dita e dytë e Samitit IV të Diasporës

Forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sot dita e dytë e Samitit IV të Diasporës

10:10 | 14/04/2026
Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

09:40 | 14/04/2026
Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

09:29 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com