Deputetët në këmbë, Kuvendi mban një minutë heshtje për Bashkim Finon

Kjo, është dhe mbledhja e parë plenare pas vdekjes së parakohshme të ish-deputetit dhe ish-kryeministrit, Bashkim Finos, i cili humbi jetën disa javë më parë nga COVID-19,e drejtuar nga zëvendës kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Vasilika Hysi.

Vasilika Hysi:“Më lejoni të përfitoj nga rasti për të kujtuar atë që kemi kujtuar para disa ditësh. Kemi humbur një shok, mik, koleg, profesionist të shkëlqyer, ish-kryeministrin në ditët më të vështira që ka kaluar vendi, shokun tonë të mirë Bashkim Fino. Ne sot do e kujtojmë mikun tonë si një koleg serioz, shok i mirë, që i jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur në Kuvend dhe jashtë.

Pak fliste në seancat plenare, por ishte i përfshirë në komisione. Ne të gjithë do e kujtojmë për seriozitetin, profesionalizmin, për kujdesin që tregonte për të respektuar figurën e deputetin, për zbatimin sa më të mirë të reformave. Ne e kemi humbur atë atëherë kur Shqipëria po fitonte betejën me COVID-in. Më lejoni të mbajmë një minutë heshtje!”