Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Deputetët harxhojnë 40 mijë euro në muaj për karburantin

3 vjet ago
in Ekonomi, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Votohet sot për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë harxhojnë nga buxheti i shtetit vetëm për karburant 40 mijë euro në muaj, pa llogaritur këtu pagesat e tjera, bonuset mujore apo pagat neto që përfitojnë.

Duke analizuar të dhënat e pagave dhe shpërblimeve, 1 deputet shpenzon nga buxheti i shtetit rreth 5 mijë euro në vit, ndërsa 127 parlamentarët, pasi 13 janë pjesë e qeverisë, harxhojnë në vit plot 480 mijë euro vetëm për karburantin. Por ligjvënësit shqiptarë nuk përfitojnë vetëm karburantin në ushtrimin e detyrës së tyre.

Një deputet trajtohet gjithashtu edhe me pagesë mujorë për telefonin, bonus qiraje për ata që vendosin të qëndrojnë në Tiranë, dieta për udhëtimet zyrtare dhe pagesa për pjesëmarrje në komisionet parlamentare. Vetëm nga një vështrim i thjeshtë në listën e përfitimeve të muajit të fundit rezulton që 127 deputetët kanë përfituar plot 4.437.383 lekë. Por edhe ky përfitim nuk është njësoj për të gjithë deputetët pasi ata që përfaqësojnë zonat e largëta, përfitojnë edhe më shumë.

Konkretisht, dy deputetë që përfaqësojnë Gjirokastrën paguhen nga 40 mijë lekë në muaj, aq sa përfitojnë edhe 3 deputetët e Kukësit. Të njëjtën shifër përfitojnë edhe 12 deputetët e Vlorës, 15 të Fierit, 10 të Shkodrës dhe 7 të Beratit. Një shumë ndërmjet 33 dhe 40 mijë lekë përfitojnë 9 deputetë të Korçës, nga 31 deri 40 mijë lekë 12 deputetët nga Durrësi dhe nga 30 deri në 40 mijë lekë 30 përfaqësuesit e qarkut Tiranë. 13 deputetët e qarkut të Elbasanit përfitojnë një shifër fikse prej 33 mijë lekësh në muaj, ndërsa 7 ligjvënësit e Lezhës përfitojnë nga 34 mijë lekë. Shifrat më të vogla për qarqet e largëta i përfitojnë kryesisht ata deputetë që jetojnë në Tiranë.

Pavarësisht se pagesat për karburantin janë në bazë të largësisë, deputetët e Kuvendit lëvizin me mjete luksi, të cilat kanë edhe një konsum më të lartë të karburantit. Nga një vështrim i thjeshtë rezulton se ligjvënësit shqiptarë kanë në pronësi dhe lëvizin me mjete si: “Benz S Class” me vlerë 60 mijë euro, “Hyundai” 50 mijë euro, “Volvo” 50 mijë euro, “Range Rover” dhe “Volksvagen” 30 mijë euro.

Megjithatë, deputetët e Kuvendit vetën në muajin janar 2022 kanë shpenzuar nga buxheti i shtetit 5.6 milionë lekë vetëm për dieta dhe 2.13 milionë lekë për komunikimin e tyre në telefon. Pjesëmarrja në komisionin e ligjvënësve i ka kushtuar buxhetit mbi 1 milion lekë dhe për qira 525 mijë lekë. Rritja e ndjeshme e çmimit të naftës që nxori në protesta mijëra shqiptarë detyroi qeverinë të ulë shpenzimet për zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë kabinetin qeveritar dhe Kuvendin. Kryeministri Edi Rama deklaroi se, “Që nga unë, te ministrat, deputetët e deri te drejtuesit e tjerë të administratës, qeveria do të paguajë 50 për qind të shpenzimeve për naftë, pjesën tjetër të shpenzimeve le ta paguajnë nga xhepi, nëse nuk kursejnë dot”, si pjesë të masave për përballimin e krizës, gjë që zvogëlon të ardhurat në portofolin e deputetëve.

10 ligjvënësit që kanë shpenzuar më shumë para në janar

Pavarësisht se cilit krah politik i përkasin dhe largësisë edhe përfitimet e deputetëve për punën në Kuvend gjatë një muaji ndryshojnë. Duke u hedhur një sy përfitimeve të ligjvënësve për muajin janar rezulton se nga pagesa e karburantit, telefonit, dietave dhe pjesëmarrjes në komisione ka nga ata që i kanë kaluar 1 milion e gjysmë lekë përfitime neto në muaj për të gjitha të bashku. Kështu, deputetja e PD-së së Shkodrës, Greta Bardeli, është në krye të listës pasi ka përfituar më shumë në muajin janar plot 197.5 mijë lekë. I dyti në radhë renditet deputeti i PSD-së i Shkodrës, Gledis Çeliku, me 173.9 mijë lekë. Në radhë i treti renditet deputetja e PD-së në qarkun e Fierit, Eralda Bano, me 172.9 mijë lekë dhe në vendin e katërt renditet Niko Kuri i PS në Vlorë me 166.6 mijë lekë. Tre deputetët rezultojnë të kenë përfituar të njëjtën shumë gjatë janarit. Nusret Avdulla i PD-së në Fierit ka përfituar 165.9 mijë lekë, Enslemvera Zake e PS-së në Korçë 165.9 mijë lekë dhe Baftjar Zeqaj i PSsë që përfaqëson Fierin 165.9 mijë lekë. Ndërkohë, Sorina Koti e PD-së, deputete në qarkun e Korçës, ka përfituar 157.4 mijë lekë, Lindita Buxheli e PS e Fierit 156.2 mijë lekë dhe Ilir Penadvinji i PS-së së Korçës 155.7 mijë lekë. /Panorama

Tags: deputetëkarburantshqiperia

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
Brenda bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi

Brenda bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi

Për policinë që po përballet me “protestën”

Për policinë që po përballet me “protestën”

I besuari i Putinit: Operacioni i Rusisë në Ukrainë s’ka shkuar sipas planit

I besuari i Putinit: Operacioni i Rusisë në Ukrainë s'ka shkuar sipas planit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com