E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

“Deputetët e rinj hanë dreka me zyrtarë rus”, deklarata e fortë e diplomatit

Diplomati i njohur Spartak Topollaj deklaroi gjatë një interviste në televizionin Fax News se Rusia historikisht ka patur dhe ka ende përpjekje të vazhdueshme për të patur ndikim në Shqipëri, por sipas tij, akuzat e qeverisë për ndikimin e saj tek opozita shqiptare janë manovra që bëhen për interesa politike.

“Ndikimi rus nuk është vetëm i tanishëm, ka patur gjithmonë”, argumentoi ai. “Me prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, Enver Hoxha u mundua ti akuzojë dhe dënojë disa si agjent rus, por kjo ishte vetëm një manovër politike”.

“Mendoj se akuzat për lidhjen e opozitës me Rusinë vijnë nga maxhoranca që bëhet fjalë për lobimin, dhe lobimi ka të bëjë me një faturë. Gjenden emra që mund të kenë lidhje ndoshta edhe me ndonjë biznes më të cilët po mundohen për të kapur veshin e djathë me dorën e majtë. Por kjo nuk është e pranueshme, është thjeshtë manovër politike ditore”, deklaroi Topollaj.

Ai tha se influence ruse nuk duhet përjashtuar, duke bërë edhe një deklaratë të fortë lidhur me deputetët e rinj që kanë pranuar të marrin mandatin duke zëvendësuar kështu vendet vakante të krijuara pas largimit nga Kuvendi të opozitës, ku argumentoi se disa prej tyre hanë dreka dhe darka me diplomatë pranë ambasaadës ruse në Tiranë, dhe flitet se ju janë rezervuar edhe vizita në Rusi.

“Në këto momente kur opozita duke mos patur alternativë tjetër pasi tregoi fakte për korrupsionin, tenderat dhe vjedhjen e votës, dilte implikimi i drejtuesve të lartë të pushtetit lokal dhe qëndror dhe nuk kishte reagim. Dhe duke mos patur alternativë tjetër vendosi të djegë mandate.

Menjëherë u gjetën disa deputetë listash, të cilëve më falni për shprehjen por bënin sikur ju digjte barku për ndërkombëtarët që pranuan të marrin mandatet, në një kohë që ndërkombëtarët kanë disa norma jo ti bëjmë zot shpie. Këta janë parë shpesh me disa të personelit të ambsadave ruse, hanë dreka dhe darka me këta zyrtarë, madje edhe ftohen për vizita në Rusi. Pas kësaj nuk mund të themi se nuk fshihet diçka.

Rusia është e interesuar shumë për të ardhur në pushtet binjtë e atyre që kanë ka patur atje, e them me bindje të gjatë se dora e gjatë e Putinit dhe ylli polar i Kremlinit është prezent në Shqipëri. Fakti se kur dalin dhe preken të tilla tema ata reagojnë në mënyrë të menjëhershme dhe që sillen me Kosovën dhe njohjen e saj në mënyrë të dyfishtë e tregon këtë”, deklaroi ndër të tjera Topollaj.

Ai kujtoi se në vitet 90 vizitën e parë një delegacion shqiptar i udhëhequr nga Sali Berisha e bëri në Amerikë. “Ai është zyrtari i parë shqiptar që është pritur në Zyrën Ovale nga dy Presidentë, George Bush i vjetër dhe Bill Clinton”, duke e përdorur këtë edhe si argument se deklaratat e bëra rreth ndikimit dhe influencës ruse tek opozita shqiptare “janë të pabazuara dhe jo të vërteta”.

“Rusët kurrë nuk e kanë nënvlerësuar Shqipërinë. Në Shqipëri erdhi nën kryetari i parë i KGB-së ruse, ku dhe ambasadori i atëhershme u mundua ta akomodonte në Hotel “Dajti” dhe u organizuar që rastësisht të takohej me tre ish-studentë shqiptarë në BS. Kurrë nuk mund të ketë qenë rastësi. Politikës agresive ruse ashtu siç i intereson e dredh. Diçka shumë evidentuese është edhe mënyra se si sillen me Serbinë, ku shpesh i bëjnë presion dhe bëjnë politikë dredharake. Kjo politikë e mirë-organizuar nga Lubjanka dhe politika e jashtme ruse është e kuptueshme”.

Topollaj komentoi edhe deklaratat e fundit të bëra nga Presidenti Ilir Meta lidhur me situatën politike në vend, duke e gjykuar atë si të drejtë por duke argumentuar se situata në Shqipëri nuk është në një gjendje alarmante siç shpesh përflitet.

“E gjykoj të drejtë gjykimin e presidentit, mendoj se nuk jemi në atë shkallë sepse jam i bindur se edhe brenda PS ka një shumicë dërrmuese që janë të vetëdijshëm, janë atdhetarë dhe e duan vendin e tyre. Rreziku rus nuk mund të jetë i tillë për aq kohë sa ata e dinë se këtu janë Amerika dhe NATO”.

Diplomati bëri të ditur se Rusia ka një bazë të mbishur me reporter dhe pajisje moderne përgjimi dhe vëzhgimi në Nish me të cilat përpiqet të krijojë influencë në rajon.

“Prania e Rusisë në Nish përmes reporterëve dhe pajisjeve të modifikuara dhe moderne përgjuese interesimin e kanë të madh. Me shkëputjen edhe të Malit të Zi ëndërra ruse që me Pjetrin e Madh për të dalë në detin Adriatik ka vdekur.

Populli rus është një popull i madh me artistë, shkrimtarë e histori të madhe por politika ruse ka një prirje dhe strategji për të patur ndikim në Ballkan. Por mendoj se politika ruse do ta kuptojë sepse Putin nuk mund të jetë i përjetshëm, por edhe besoj se ky ndikim do të vijë duke u zbehur sepse jemi në një kohë kur të gjithë e kuptojmë se trazira dhe lufta nuk sjellë asnjë dobi”

Topollaj foli edhe për debatin që është hapur prej muajsh rreth korigjimit apo ndryshimit të kufinjve të Kosovës, duke argumentuar se mbështet qëndrimin e deritanishëm të Kryeministrit Haradinaj.

“Është insistimi i rusëve që të dalë kutia e pandorës rreth korigjimit të kufijvë. Çdo korigjim do të ishte fatal dhe më pasoja të mëdha për Kosovën dhe rajonin, dhe në këtë rast jam përkrahës i kryeministrit Haradinaj qoftë edhe për të mos e hequr taksën. Krimet që bëri Jugosllavia janë ndër më të mëdhatë që janë njohur në historinë e Europës. Udhëheqësit e serbisë fillimisht duhej të kërkonin falje, por jo vetëm që nuk e bënë, por vijojnë të fshehin mijëra viktimat e luftës. Për këtë Beogradi duhet të kërkojë falje dhe Europa duhet ti kërkojë asaj që të lirojë linjën e interkonjeksionit që ka përfunduar prej katër vjetësh. Kështu mund të vijë marrëveshja dhe në këto rrethana do të kishte bisedime por jo për korrigjim kufijsh apo ndryshim kufijsh”,përfundoi deplomati Spartak Topollaj./ faxweb.al

I FTUAR NE STUDIO, SPARTAK TOPOLLAJ, DIPLOMAT

Publiée par Fax Web sur Dimanche 24 mars 2019

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...