Nuk kanë kaluar pa vëmendje parullat që deputetet e LSI-së kanë shpalosur sot në Kuvend, teksa e kanë cilësuar kreun e qeverisë “dick”, në përgjigje të fyerjes sipas tyre, që kryeministri Rama u bëri gjithë shqiptarëve, duke i krahasuar më organin gjenital mashkullor.
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali e ka quajtur të turpshëm një reagim të tillë, duke thënë se kjo nuk i ka hije grave dhe femrave në Kuvend që janë aty për të përfaqësuar interesin e popullit dhe jo urdhrat e kryetarëve të partive.
“Një grusht deputetësh, gra dhe burra të frikësuar dhe të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për ti ngulur edhe njëherë thikën Shqipërisë për fatet e vendit. Turp dhe neveri kemi ndjerë si gra të ulura në atë Kuvend për gjuhën e turpshme të kryera nga disa vajza dhe gra të keqpërdorura nga LSI-së dhe PD-së”- tha Spiropali ne një deklarate për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, ndërkohë që seanca kishte mbaruar.