Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Depresioni pas pushimeve është real: Si ta njohim dhe kapërcejmë atë

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Depresioni pas pushimeve është real: Si ta njohim dhe kapërcejmë atë

Ekzistojnë shumë arsye, pse dikush mund të bjerë në depresion. Por një nga llojet më të këqija të depresionit në këtë periudhë, është depresioni pas pushimeve. Entuziazmi që shoqëron shkuarjen me pushime, mund të jetë shumë i madh. Fatkeqësisht, po aq i madh mund të jetë edhe ndjenja e depresionit që na prek pas pushimeve. Po cilat janë shenjat e tij?

  1. Probleme me gjumin

Kur prekemi nga ky lloj depresioni, e kemi të vështirë të flemë, ose thjesht duam të flemë më shumë se sa zakonisht. Në rast se nuk mundemi që të flemë, kjo ndodh për shkak se s’ndalemi dot së menduari për të gjitha gjërat e bukura që bëmë gjatë pushimeve. Ndërkohë, nëse jemi duke fjetur me tepri, nuk dëshirojmë të mendojmë se si mbaruan kaq shpejt pushimet tona.

  1. Dhimbje koke ose ftohje

Ndodh që pas pushimeve, mund të keni çdo ditë dhimbje koke. Kjo për shkak se stresi i rikthimit në punë është i madh, dhe i vështirë për t’u menaxhuar. Po ashtu mund të prekeni nga ndonjë virozë, për shkak se kur nivelet e stresit janë në rritje, jemi shumë të ndjeshëm ndaj mikrobeve.

  1. Probleme financiare

A ju duket se llogaria juaj bankare, është thuajse e zbrazët? Epo, ka të ngjarë që keni shpenzuar shumë për pushime. Nëse jeni duke e kontrolluar vazhdimisht llogarinë tuaj, dhe keni një dhimbje të fortë në stomakun tuaj, mund të jeni duke u prekur nga depresioni pas pushimeve.

  1. Luhatje të mëdha të humorit

Ndërsa para pushimeve, gjërat dukej se po shkonin mjaft mirë, tani pas pushimeve ju duket sikur asgjë nuk po shkon ashtu siç duhet. Keni prirjen të zemëroheni lehtë nga të tjerët, dhe madje të emocionoheni kur shihni filma, veçanërisht nëse aktorët janë me pushime…

  1. Nuk jeni i interesuar për asgjë

Para se të iknit me pushimeve, kishit shumë interes për t’u ndarë me familjen dhe miqtë. Tani që pushimet kanë mbaruar, ndiheni shumë bosh. Ndiheni sikur keni bllokun e shkrimtarit në dorë, por nuk mundeni të bëni dot asgjë nga ajo që keni dashur gjithmonë.

Si ta kapërceni këtë periudhë delikate

  1. Planifikoni një udhëtim tjetër

Ndërsa kjo mund të duket si një budallallëk me brirë, duke qenë se xhepat tuaj sapo janë zbrazur nga pushimet, kjo është pikërisht ajo që duhet përballë këtij lloj depresioni. Planifikimi i udhëtimit tuaj të ardhshëm, ju lejon të shkoni sërish larg me imagjinatën tuaj. Madje edhe nëse udhëtimi tjetër, është ende një vit larg.

  1. Mbajeni veten të zënë

Ndërsa mund të mos jeni të interesuar mbi atë që sapo keni bërë, gjithçka që ju duhet është një shtysë e vogël, për t’u rikthyer në ritmin e jetës së përditshme. Nëse aktiviteti fizik është diçka që e keni qejf, atëherë rifillojeni menjëherë.

  1. Merrni disa ditë pushim më tepër

Po, ndoshta do t’ju duhet të riktheheni menjëherë në punë. Por nga ana tjetër nuk keni pse t’i bashkoheni sërish miqve tuaj në bar. Thjesht jepini vetes pak më shumë kohë, që të mund ta pranoni faktin se pushimet, dhe ndoshta vera, si çdo gjë tjetër e ka gjithashtu një fund./ TIRANA TODAY

Tags: kapërcejmëNdiqninjohimpas pushimeveRregullastresi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Dëshmia e Agron Xhafës: Sulmet e PD-së, për të dëmtuar vëllanë tim

Dëshmia e Agron Xhafës: Sulmet e PD-së, për të dëmtuar vëllanë tim

Akuzat e PD/ Përveç Maznikut, nisin hetimet për Etilda Gjonajn dhe ish-ministrin socialist

Akuzat e PD/ Përveç Maznikut, nisin hetimet për Etilda Gjonajn dhe ish-ministrin socialist

Shqipëria përballë Francës, ja kush do gjykojë ndeshjen e kuqezinjve

Shqipëria përballë Francës, ja kush do gjykojë ndeshjen e kuqezinjve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin
Showbizz

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

by mirseda
19:54 | 11/02/2026
0

Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme në shtëpi, ku protagonistë janë bërë Rogerti dhe...

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com