Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka reaguar me anë të një komenti në Facebook, pas ekstradimit të shtetasit turk Harun Çelik, mbështetës i lëvizjes “Gylen”.
Ajo nënvizon ndër të tjera se ekstradimi i mësuesit turk pa një vendim gjyqësor, rrezikon jetën e tij dhe shkel të Drejtat e Njeriut. Deputetja apelon ndaj institucioneve që të ndërmarrin masat për zhvillim të rregullt të procesit ligjor.
Statusi
Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.
Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut.