Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dentistja në Cërrik i heq dhëmbët e i lë punën në mes: Ke folur keq për mua

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Dentistja në Cërrik i heq dhëmbët e i lë punën në mes: Ke folur keq për mua

Emisioni “Stop” një ditë më parë transmetoi rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të mjekohej për mishrat e dhëmbëve. Këtë të martë “Stop” ka publikuar një tjetër rast të ngjashëm që ka shkuar edhe më në ektrem.

Qytetarja Griselda Çuli tregon, se u kthye nga Greqia, ku punon dhe iu drejtua klinikës “T3” në Cërrik, për bërë dhëmbët e sipërm. Pasi ra dakord për procedurën dhe pagesën me dentisten, nisi dhe kalvari i vuajtjeve për të. Në fillim çifti i dentistëve Fationa dhe Tonet Sulçe i hoqën Griseldës të gjithë dhëmbët e sipërm.

“Do rregulloja dhëmbët dhe do i vendosja porcelan sepse i kisha pak të dëmtuar. Filluan procedurat, pasi përfunduam heqjen e dhëmbëve ndaluan për një farë kohe se unë isha me sinozit dhe do bëja dhe disa gjilpëra. Dhe e amë prapë një datë për të shkuar sërish, kur shkova prapë më tha “nuk t’i bëj dhëmbët unë ty”, unë ngela me dhëmbët hapur”, thotë Griselda Çuli.

Denoncuesja shprehet se dentistja nuk ka pranuar që të vijojë vendosjen e dhëmbëve pasi mamaja e saj kishte folur keq për të. “Unë kam probleme me dhëmbët, nuk merrem me llafet e njerëzve të njerzve. Unë mendoj se nuk është problem për thashethemet, por është pak raciste”, shton ajo.

Pas denoncimit të qytetares, “Stop” i vendosi një kamer të fshehtë Griselda Çulit dhe ajo ka shkuar tek dentistja ku ka bideduar me të sërish.

Qytetarja:  A të flasim 5 minuta të lutem? Dua të më shpjegosh, se pse këto boshllëqet që më ke bërë, nuk më merr njeri përsipër as në Elbasan, moj motër! Ngela këtu në Shqipëri, të mbaroja dhëmbët dhe të ikja.

Dentistja Fationa Sulçe: Po tani?

Qytetarja: Po ti pra, më le përgjysëm! Kudo, që vete unë në Elbasan, më thonë, kaq dhëmbë, që ke hequr ti…

Dentistja Fationa Sulçe: Po!

Qytetarja: Nuk të mban porcelani. Vetëm të vesh dhëmbë pleqsh thonë.

Dentistja Fationa Sulçe: Po të mban me, të mban! Qesh një cikë!

Qytetarja: Po nuk mban, më! Nuk kam lënë vend në Elbasan pa vajtur! Kishte ardhur mami këtu, që të fliste, kurse ju e kishit përzënë me të keq!

Laboranti Tonet Sulçe: Jo,jo nuk e kam përzënë!

Qytetarja: Dil jashtë, se nuk i bëjmë!

Laboranti Tonet Sulce: Jo, nuk i bëjmë ne! Dhe do ta them unë, pse nuk t’i bëjmë! Unë jam ai, që t’i bëj dhe unë dëgjova lart e poshtë dhe nuk i bëj!

Qytetarja: Unë nuk e di, se çfarë ka kjo me ty. Unë me ty u mora vesh, me ty do mbaroj deri në fund! Tashi, më gjej një zgjidhje, sepse mua nuk më merr njeri përsipër! Nuk jam 60 vjece unë, që t’ia fus n’allci!

Laboranti Tonet Sulçe: Nuk i bëj unë!

Qytetarja: Ma thuaj pra arsyen, pse?

Laboranti Tonet Sulçe: Unë nuk du t’i bëj dhëmbët, se m’kan ardh njerëz që në fillim fare, që ti kishe fol keq për ne!

Mamaja e qytetares: Në asnjë vend nuk kam folur keq!

Qytetarja: Një sekondë! Nëqoftëse unë do kisha përshtypje të keqe, nuk kisha pse të vija këtu! Unë tashi dua të mbaroj punë!

Laboranti Tonet Sulçe: Po nuk t’i bëj dot!

Qytetarja: Pse arsye është kjo?

Laboranti Tonet Sulçe: Po, unë nuk t’i bëj dot!

Qytetarja: Po unë, nëqoftëse s’do kisha përshtypje të mirë, nuk do vija këtu!

Laboranti Tonet Sulçe: Nuk t’i bëj unë!

E gjendur një një situatë pa zgjidhje nga klinika dentare “T3”, Griselda Çuli shkon tek dy klinikat e tjera në Cërrik të cilat i thonë se nuk mund të ndërhyjnë dot pasi nuk kanë garanci.

Qytetarja: Si je mirë?

Dentisti 1: Mirë! Si je ti?

Qytetarja: Dua të më shikosh pak, domethënë dhëmbët, sepse unë i kam të hequra disa. Kjo është grafia.

Dentisti 1: Po! Bëhen, por s’ka garanci!

Qytetarja: Pse?

Dentisti 1: Sepse, kështu po them unë! A erdhe tek mua, të më pyesësh?

Qytetarja: Po pra, po nga se?

Dentisti 1: Sepse ke shumë….një urë e gjatë lumi, do ndonjë këmbë në mes?

Qytetarja: Po!

Dentisti 1: Ku ta gjej kamën në mes unë?

Qytetarja: Domethënë porcelain nuk ë….

Dentisti 1: O bëhen, por mos prit, që ta kesh domethënë kshu, sikur të kishte edhe një këtu në mes(dhëmb), edhe këtu një në mes, do të ishte shumë më mirë! Çohu një cikë në këmbë!

Qytetarja: I kisha unë….

Dentisti 1: Cohu në këmbë! S’di unë, ca ke pas ti! Ju shkoni gjithandej, mos them ndonjë llaf të ndytë unë, dhe pastaj vini këtu tek unë, ju! Ngrije këmbën lart! Qëndron dot kshu ti? Shife!

Qytetarja: Jo!

Dentisti 1: Ë,po me dy këmbë?

Qytetarja: Po!

Dentisti 1: Hë pra! Bëhen, nuk është se s’të bëhen, por dukeqenëse ka hapësira midis…

Qytetarja: Që janë bërë heqjet.

Dentisti 1: Po, patjetër, nuk e ke të sigurtë! Garanci 100% nuk të jap! Se nesër mund të këputet ura, dhe thua, pse nuk më the.

Griselda Çuli ka kërkuar ndihmën dhe të dentistes tjetër, por as kjo e fundit nuk i jep garanci.

Qytetarja: A mund ta shikosh edhe njëherë të lutem? Se ngela kshu ngela, du të iki në Greqi. Si do ia bëjmë?

Dentistja 2: Unë ta shpjegova, unë nuk t’i bëj dot këto!

Qytetarja: Mirë, faleminderit!

E ndodhur në këto kushte qytetarja i drejtohet dhe njëherë klinikës “T3”, por përgjigja ishte sërish e njëtë që nuk ua bënin dot dhëmbët.

Qytetarja: Jona, si do bëjmë o goce, se lamë nam kshu! Nuk më merr njeri përsipër, moj!

Dentistja Fationa Sulçe: Po pse s’të merr njeri përsipër?

Qytetarja: Sepse janë shumë të varura urat, i ke lënë boshllëqet shumë, thotë.

Dentistja Fationa Sulçe: Po aq i ke boshllëqet! Atëherë, problemi më i madh, nuk është tek pjesa e parë, problemi është vetëm këtej, që është ura pak e gjatë!

Mamaja e qytetares: Po s’ma merr njeri përsipër, ore vlla!

Laboranti Tonet Sulçe: Nuk t’i bëj dot!

Qytetarja: Po mirë, do rri kshu unë tani?

Laboranti Tonet Sulçe: Shko bëji ku të duash! Unë nuk t’i bëj dhëmbët e tua!/tvklan.al

Tags: dentistedhembetFationa SulçeGriselda Çuli

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Negociatat, të paktën një lajm i mirë në Covid-19

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

“BKH nis punën në shkurt”/ Hajdari: Nuk duhet të presim rezultate për disa muaj

'Deti', Hajdari: S'ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com