E diel, 13 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”.

Jonida Jonuzi e cila ankohet në Fiks Fare, shprehet  se drejtoresha e ZA Kuçovë ka pezulluar punësimet në kundërshtim me ligjin duke i lënë mësuesit ndihmës pa punë, por mbi të gjitha fëmijët me aftësi të kufizuar pa mësim.

Jonida shprehet  se nga portali i ‘Punësimit për mësues’ në emailin e saj i ka mbërritur një mesazh i cili konfirmon punësimin si mësuese ndihmëse. Ajo tregon se është paraqitur pranë zyrës arsimore, por drejtoresha i kërkonte një certifikatë për të cilën Jonida dhe gjithë konkurrentët e tjerë kishin vetëm vërtetimin . Certifikata i dilte pas dy ditësh, por ndërkohë drejtoresha ka pezulluar punësimin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar duke i lënë ata pa mësim dhe Jonidës i thonë të paraqitet vetëm kur ta njoftojnë me email .

Jonida kërkon ndihmën e Fiksit për këtë padrejtësi që po i bëhet. Nga telefonata që kryen  me juristin e DRAP Korçë, Jonida mëson se jo vetëm që certifikata të cilën ja kanë kërkuar në zyrën arsimore nuk është e nevojshme për punësimin, por vendimtar është portali nga i cili i ka ardhur përgjigjja konfirmuese. Gjithashtu juristi i thotë se DRAP  Korçë nuk është në dijeni që nxënësit nuk kanë mësues ndihmës. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Zyrën Arsimore Kuçovë e cila është në varësi të DRAP Korçë.Takojnë juristin e institucionit i cili pyet gazetaren a ka dijeni për mënyrën e punësimit nga portali dhe ndërkohë që pas pak minutash bisedë  jurist justifikohet se nuk e njeh mirë ligjin pasi vetëm dy muaj ka në këtë post pune.  Ai gjithashtu këmbëngul  se pezullimet janë bërë nga  DRAP  Korçë.

Për këtë arsye gazetarët i kërkojnë një dokument zyrtar që vërteton komunikimin mes tyre por juristi thotë që komunikimi ka qenë verbal ose me anë të whatsap dhe e ka drejtoresha. Juristi i zyrës arsimore po ashtu thotë se nxënësit me aftësi të kufizuar nuk kanë nevojë për mësuesin ndihmës. Në këto kushte gazetarët e Fiksit telefonojnë drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kuçovë, e cila pohon se procesin e ka pezulluar ajo. E pyetur se në çfarë bazash ligjore , ajo shprehet se është e zënë në një takim në Konsullatën e Vlorës, por shton se mësuesja që ankohet nuk ka dalë e para në portal por e nënta. Pyetjes se kush nuk janë të punësuar  nga tetë të parët e portalit drejtoresha mbyll telefonin duke shmangur në këtë mënyrë përgjigjen. /top-channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...