Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Denoncimi/Qendra shëndetësore në pronë private dhe me kushte skandaloze

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Denoncimi/Qendra shëndetësore në pronë private dhe me kushte skandaloze

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora, solli puntatën e sotme shqetësimin e banorëve të fshatit Zhabjak, Njësia Administrative Kryevidh, të bashkisë Rrogozhinë mbi ambulancën.

Ky është një ndër problemet më shqetësuese për ta pasi qendra shëndetësore nuk plotëson as kushtet më minimale që duhet të ketë.

Ekipi i emisionit “BOOM” shkoi në fshat për të parë gjendjen nga afër. Në pamje të parë duket sikur gjendja është normale, por mjafton të dalësh në pjesën e pasme të godinës, për të kuptuar se sa e rëndë paraqitet situata.

Kjo ambulancë është ndërtuar në një pronë private, pronari i të cilës e ka shembur ndërtesën çka ka bërë që sot të ekzistojë një gjysmë ndërtesë e cila nga momenti në moment mund të shembet. Madje në brendësi te saj kanë depërtuar edhe gjarpërinj.

Infermieri Përparim Demiri i cili punon aty prej 10 vitesh tregoi për kushtet e saj të vështira. Për të rregulluar disi situatën ai thotë se edhe vetë stafi ka bërë disa ndërhyrje por nuk ka pasur asnjë ndryshim.

Demiri: Unë kam 32 vjet në profesion dhe prej 10 vitesh punoj në këtë ambulancë. Problem është pjesa e çatisë nga ku futet shiu. Ne vetë si qendër me punonjësit këtu e sollëm brenda në këtë gjendje.

Gazetari: Sa banorë ka fshati të cilëve ju nevojitet shërbimi mjekësor.

Demiri: Rreth 350 janë të përhershëm.

Edhe vetë drejtori i kësaj qëndre shëndetësore z.Kujtim Hasanago thotë se janë bërë kërkesa pranë institucioneve dhe pritet që edhe kjo ambulancë të futet në projektet për investim.

Hasanago: Është një ambjent që ka ngelur që përpara 20 vitesh. Gjysma e saj është private ndërsa pjesa tjetër është e jona. Pjesa private është e pamundur për t’u mirëmbajtur. Këto kërkesa i kemi bërë përherë ne.

Kjo problematikë shfaqet shumë shqetësuese për banorët të cilët shprehen se shteti i ka harruar.

Domosdoshmëria për ambulancën është e nevojshme me të gjitha kushtet normale për të ofruar shërbime shëndetësore.

Për sa i përket shërbimit banorët nuk shprehin shqetësime.

“Ne sëmuremi kur shkojmë aty” – shprehen ata.

Qytetari 1: Kjo qendër shëndetësore në Zhabjak nuk është në gjendjen e duhur. Lagështira këtu futet brenda ambulancës. Madje një gjarpër erdhi nga ferrat dhe u fut direkt brenda. Infermieri që ishte aty nuk dinte se çfarë të bënte, ndaj doli jashtë në rrugë deri sa e vramë.

 Qytetari 2: Ambulanca për godinën që ka është jashtzakonisht e dobët. Bënë sikur e rregulluan, ca gjëra kot së koti. Nuk pyet njeri më për këto.

Qytetarja 3: Si infermierë dhe doktorë janë në rregull. I shërbejnë aq mirë. Vijnë edhe pasdite përshëmbull ato që kanë për të bërë ndonjë injeksione, por ama kushtet nuk i kanë. Si për vete atë që rrijnë gjithë ditën aty dhe për neve që shkojmë. Çatia rrënojë, tavani është këtu, muret këput, kështu që duhet vënë dorë. Qeveria e pushteti që e kanë në dorë duhet t’i rregullojnë.

Gazetari i emisionit “BOOM” Andelini iu drejtua Njësisë Administrative të Kryevidhit. Përfaqësuesit i saj, z. Agustin Pjeçi deklaron se është në dijeni të gjendjes së ambulancës në Zhabjak.

Ai sqaron se po shihet mundësia që të ndërtohet një qëndër e re në një pronë shtetërore. Për sa i përket asaj aktuale, Pjeçi shprehet se ka ndihmuar në rikonstruktimin e godinës me të gjitha mundësitë që ka pasur njësia.

Pjeçi: Është një ambjent i ndërtuar në një tokë private edhe shtet. Kur e kemi parë të nevojshme për të ndërhyrë kemi ndihmuar me suvatime dhe e kemi lyer dhe është bërë të paktën më mirë se para 1 viti. Ishte në gjendje të degraduar. Tani po shohim mundësinë ta ndërtojmë në një pronë shtetërore.

Gazetari: Ky shqetësim është adresuar nga banorët?

Pjeçi: Nga banorët dhe nga qendra shëndetësore siç është spitali i Kryevidhit. Kemi shkuar dhe vetë për të parë gjendjen atje por po presim të gjejmë një vend në shtet për ta rindërtuar.

Emisioni “BOOM” kontaktoi përmes telefonit me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetit Publik Kavajë.

Drejtor i DSHSHR Kavajë: Në programin e Ministrisë, në lidhje më rikonstruktimin e qendrave shëndetësore, ka një mori qendrash që janë për rikonstruksion, normalisht është edhe qendra Zhabjak. Unë jam në pritje të një informacioni që do më sjellë Ministria për të gjitha qendrat që ka një studim, cilat nga qendrat ka prioritet, cilat do kryhen në fazën e parë, të dytë apo të tretë. Unë maksimumi i çoj qëndrën, që ka nevojë për rehabilitim. Normalisht janë bërë kërkesa në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha qendrat.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik nuk ka dhënë një sqarim se përse nuk janë bërë ende ndërhyrje në rikonstruktimin e godinës.

Ai shprehet se institucioni është në pritje të një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndëtësisë, lidhur me nevojën për ndërhyrje në këtë ambulancë. /oranews.tv

 

Tags: ambulancëBOOMprone private

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

12:49 | 06/02/2026
Aktualitet

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026
Aktualitet

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

11:42 | 06/02/2026
Next Post
Bregu: Mbi 5 milion njerëz janë larguar nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Bregu: Mbi 5 milion njerëz janë larguar nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

LSI, nyja kyçe për PD-në

Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet për betimet në Kirgistan e Gjeorgji

Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet për betimet në Kirgistan e Gjeorgji







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

by mirseda
12:49 | 06/02/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete....

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

11:42 | 06/02/2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

11:24 | 06/02/2026

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com