Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Denoncimi: Blen online te “Tirana Sport” i sjellin produkte gabim

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Denoncimi: Blen online te “Tirana Sport” i sjellin produkte gabim

Emisioni “Stop” është ndalur në një problem të një qytetari, i cili jeton në Itali dhe ka bërë një blerje online te “Tirana Sport” me vlerë mbi 500 mijë Lekë. Kur mori mallin, konstatoi se produktet e porositura nuk ishin ato që ai ka bërë.

Pagesa i është bërë postierit dhe faturë tatimore nuk ka marrë për blerjen. Postieri i thotë që për problemet me mallin duhet të lidhet me kompaninë, ku ka bërë blerjen. Të njëjtën gjë shpjegon edhe eksperti Ferjolt Ozuni.

Denoncuesi: Kushëriri im i sheh te kjo faqja “Tirana Sport” këto rrobat dhe i pëlqen edhe më tha paska nxjerrë rroba të bukura. A t’i porosisim? I porosis dhe unë dhe bëjmë një pako, mos të paguajmë 2 herë postën, bëjmë vetëm një postë. Ai zgjodhi 7 artikuj, 7 bluza, pantallona kështu. Unë zgjodha 12. Imja ishte 430 mijë Lekë, kurse e atij kushëririt tim, ishte 155. Shkoi ai miku im, i mori pakot, erdhi në Itali, hap pakot unë, nga 12 artikujt e mi vetëm 2 ishin të sakta, të tjerat ishin gjitha gabim, XXL, pantallonat nga masa 46 ishin 32. Unë kisha porosit bluzë të bardhë, ato kishin fut bluza pa lidhje, numra pa lidhje fare. Pyes kushëririn tim unë, atij i kishin ardhur nga 7 artikuj, 3 i kishin ardhur fiks, të tjerat gabim. Nuk e di kush është ai, që ka dorëzuar pakon.

Gazetarja: Ju dhanë ndonjë faturë që provon faktin që ju keni blerë në këtë faqe?

Denoncuesi: Jo, jo, jo! I shkruaj, janë bërë gabim ato, i çova foto, unë kam porosit këto, ti më ke sjellë këto. Jo, jo fare nuk përgjigjet. “Tirana Sport”, kujdes nga kjo faqe!

Pasi bëhet porosia online bëhet pyetja se si vjen kjo porosi tek blerësit. Emisioni “Stop” bëri një blerje dhe takoi të vetmin person fizik, urën lidhëse mes dyqanit online dhe blerësit dhe në këtë rast është postieri apo korrieri i postës.

Gazetarja: Të kanë dhënë ndonjë faturë këta?

Postieri: Jo, kjo ka vetëm këtë mandatin, që vjen nga dyqani dhe këtë, që i vëmë ne. Ndoshta mund të ketë ndonjë faturë brenda.

Gazetarja: Ngaqë e kam porosi për dikë, në rast se nuk i bëjnë, të lidhem me ju, apo si t’ia bëj?

Postieri: Do lidhesh prapë me dyqanin! I thua problemin, që ke dhe ata të bëjnë ndërrimin, të sjellin numrin tjetër, në rast se ka problem me numrin. Po gjithmonë në Instagram ose Messenger, ku e ke bërë porosinë!

Gazetarja: Sa kushton?

Postieri: 18 mijë e 500 lekë është totali (përfshirë pagesa e postës) me lekë shqiptare. Mbaje këtë, të kthej kusurin! Shëndet e gjithë të mirat!

Gazetarja: Faleminderit, mirupafshim!

“Kur flasim për shitjet online, nuk e kemi fjalën për ato biznese të cilat kanë një vendndodhje dhe mund të operojnë nëpërmjet shitjeve online, flasim për ato biznese që praktikisht janë fantazmë, mund të punojnë nga shtëpia apo çfarëdolloj ambienti tjetër dhe nuk i identifikohen nga blerësi. Në këto kushte mund të themi që paralelisht me këtë biznes, po lulëzon dhe një biznes tjetër, posta private”, është shprehur gazetarja e “Stop”. /tvklan.al

Tags: "STOP"blerjetirana sport

TË LIDHURA

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Next Post
Partizani shpërthen në Ligën e Konferencës, 5 gola ndaj moldavëve të Sfintul

Partizani shpërthen në Ligën e Konferencës, 5 gola ndaj moldavëve të Sfintul

Ishte shtruar në QSUT, pacientes i vjedhin telefonin dhe 400 mijë lekë

Ishte shtruar në QSUT, pacientes i vjedhin telefonin dhe 400 mijë lekë

QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton

QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com