Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Dënohet me burg për vjedhje energjie në Shqipëri, jetonte prej 20 vitesh në Itali

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes sesi një emigrant shqiptar në Itali është dënuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje të energjisë elektrike, pa qenë fare në Shqipëri gjatë kohës kur është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Iqmet Bala denoncoi në emisionin investigativ se, vjedhja e energjisë elektrike është kryer në vitin 2014, ndërkohë që ai nuk ka qenë në Shqipëri që prej vitit 2011, por prokuroria dhe gjykata e kanë dënuar me 1 muaj burg dhe 2.2 milionë lekë të reja gjobë.

Qytetari është vënë në dijeni të rastit vetëm pak javë më parë, kur ka ardhur në Shqipëri për një dasmë, por që ditët e qëndrimit në atdhe i ka kaluar në burg.

Ai tregon se, prej shumë vitesh jeton në Itali, madje ka edhe pasaportë italiane. Në muajin shtator, ai ka ardhur në Shqipëri, pasi një miku i tij e ka ftuar për një dasmë. Por, sapo ka shkelur në Durrës, policia e ka arrestuar, pasi ai rezultonte person në kërkim, sepse është dënuar në mungesë me një muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, Bala thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por ai nuk ka qenë në Shqipëri atë vit. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë, që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës. Madje, sipas tij, ai nuk ka as ndonjë kontratë me OSHEE-në, pasi shtëpinë që ka pasur në Fushë Krujë e ka shitur që në vitin 1998. Ndërkohë ai thotë se kontrata për të cilën është dënuar, rezulton se nuk është në emër të tij, por në emër të personit që ka blerë shtëpinë e tij.

Pas ankesës së qytetarit, “Fiks Fare” siguroi dosjen penale ndaj Iqmet Balës, ku vihet re se kallëzimi është bërë nga OSHEE më 31 mars të vitit 2014, pasi prej saj ishte konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. OSHEE-ja bëri denoncimin në prokurori dhe u dorëzoi oficerëve të policisë gjyqësore provat e rilidhjes së energjisë elektrike, kopje të procesverbalit, si dhe numrin e kontratës së dritave, që mbante emrin e abonentit Bala.

Pas kësaj, organi hetimor nuk ka kryer asnjë veprim, madje as nuk verifikuar se kush banonte në shtëpinë ku ishte bërë rilidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, ai thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por pretendon se që nga viti 2011 e deri ditën që është arrestuar në Durrës, ai nuk ka qenë në Shqipëri. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës.

Për këtë arsye, “Fiks Fare” pyeti edhe në Prokurorinë e Krujës, nëse ka hetuar mbi kallëzimin e kryer nga OSHEE-ja, apo ai është dërguar i mirëqenë në Gjykatën e Krujës, ku Iqmet Bala është dënuar padrejtësisht për vjedhje energjie elektrike.

Prokurori Bujar Çiçi deklaroi se në atë kohë janë kryer hetimet, i është kërkuar policisë informacion mbi vendndodhjen e Iqmet Balës. Sipas tij, policia ka sjellë informacion se ai nuk ndodhet në Shqipëri, por nuk ka kontrolluar në sistemin TIMS për të verifikuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri, në momentin e kryerjes së veprës penale. Ai tha se prokuroria e ka kërkuar këtë informacion, por gjykata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga policia.

Pra, edhe pse rezulton se ai nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e kryerjes së veprës penale, ky verifikim nuk është kryer as nga policia, as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Mosthellimi i organeve kompetente në hetime i kushtoi Iqmet Balës 11 ditë burg.

Pas arrestimit, Iqmet Bala u detyrua të kërkojë rivendosje në afat për të apeluar dënimin e dhënë në atë kohë. Më 26 shtator, Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e të dënuarit gabimisht dhe e liroi atë. Pas lirimit nga burgu, Iqmet Bala tha se do e ndjekë rastin hap pas hapi dhe do të kërkojë dëmshpërblim për gafat e kryera që nga OSHEE-ja, prokuroria dhe gjykata./TCH/

Tags: 20 viteshburgdenohetenergjiejetontenë Italiprejshqiperivjedhje

TË LIDHURA

Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026
Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Aktualitet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026
Next Post

Rama të ‘lëshoi’? Tahiri: Nuk doja liri me kusht, këtu e baltosin të vërtetën

Tahiri mbron ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës: Besoj është i pafajshëm

Befason gazetarja nga Roma: Tahiri nuk ka qenë i përfshirë në hetime në Itali







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

by mirseda
17:30 | 08/06/2026
0

Të paktën 15 persona janë plagosur në Iran si pasojë e sulmeve të fundit izraelite, ndërsa një...

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com